
Sot, më 26 shkurt 2025, shënohet 25-vjetori i Ditës së Dëshmorëve të UÇPMB-së
Një ditë e rëndësishme për kujtesën kombëtare dhe nderimin e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në nderim të 28 dëshmorëve të rënë gjatë luftës së lavdishme, sot në varrezat e dëshmorëve në Gjilan u mbajtën homazhe, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë…