Më 14 nëntor 2026, në qytetin e Kukësit, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”, u zhvillua edicioni i gjashtë i aktivitetit tashmë tradicional poetik “Në prehër të Gjallicës”.

Ky aktivitet poetik me karakter konkurrues, i organizuar nga LSHA, dega Kukës, tashmë duket se e ka gjetur shtratin e vet dhe po ecën i sigurt në rrugëtimin e tij kulturor e artistik. Vit pas viti, ai vijon të përcjellë emocionin e vargut, të lartësojë zërin poetik dhe të mbajë gjallë frymën krijuese, duke bashkuar poetë e krijues nga të gjitha trevat shqiptare, anembanë hapësirës sonë kombëtare.

Në këtë udhëtim të bukur të fjalës artistike, Gjallica vazhdon të mbetet simbol frymëzimi, ndërsa poezia shndërrohet në urë që bashkon zemrat, mendimet dhe shpirtin krijues të shqiptarëve.

Juria e këtij edicioni, e përbërë nga:
- Izet Abdyli – Kryetar
- Arjola Kondakçiu – Anëtare
- Lulzim Hajdari – Anëtar
Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të krijimeve poetike, ndau këto çmime:
Çmimi i parë
- Emi Krosi
Çmimi i dytë
- Rudi Berisha – Shkrimtar
- Bekim Kelmendi
Çmimi i tretë
- Abdullah Troshupa
- Adifete Shiti
- Ermal Lâlà
Edicioni i gjashtë i “Në prehër të Gjallicës” dëshmoi edhe një herë se poezia mbetet një nga format më të bukura të shprehjes shpirtërore dhe identitetit tonë kombëtar. Ky aktivitet tashmë është kthyer në një traditë të çmuar kulturore në Kukës, që meriton të vazhdojë e të pasurohet ndër vite, duke u dhënë hapësirë zërave poetikë dhe krijuesve shqiptarë.

Urime të gjithë poetëve pjesëmarrës dhe fituesve të çmimeve! Mirënjohje organizatorëve dhe jurisë për kontributin në kultivimin dhe promovimin e vlerave të poezisë shqipe.
Shkruar nga Rrahman Hyseni
