Në ambientet e Universitetit të Gjenevës në Zvicër, Lirie Namani, me prejardhje nga fshati Kapit i Medvegjës, mbrojti me sukses temën e doktoraturës në fushën e Shkencave Edukativo-Arsimore, duke fituar titullin Doktore e Shkencave Edukativo-Arsimore, me notën më të lartë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme akademike, në prani të komisionit vlerësues prej pesë anëtarësh, të gjithë me titullin Doktor, Lirie Namani dëshmoi përkushtimin, punën dhe profesionalizmin e saj, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e saj shkencor.
Për këtë arritje të veçantë, ekipi i MEDVEGJASOT.COM pati nderin të zhvillojë një intervistë edhe me babanë e saj, Zenullah Namanin, veprimtar dhe humanitar i njohur në Zvicër, ish-kryetar dhe kryetar nderi i Shoqatës Humanitare „Medvegja“.

Në prononcimin e tij, Zenullah Namani shprehu gëzimin dhe krenarinë e madhe për suksesin e së bijës, duke e cilësuar këtë titull të lartë akademik si një arritje të rëndësishme për familjen, por edhe një krenari për vendlindjen e saj, Medvegjën.
Ky sukses i Lirie Namanit është një shembull frymëzues se përkushtimi, dija dhe puna e palodhshme kurorëzohen me rezultate të mëdha.
MEDVEGJASOT.COM i uron Lirie Namanit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik dhe profesional!
Krenarë me ty, Lirie! Kapiti dhe Medvegja kanë arsye të krenohen me këtë arritje.
Shkruar nga Rrahman Hyseni
