Me rastin e 33-vjetorit të Tragjedisë Ajrore të Ohrit, më 20 nëntor 2026, në Prishtinë do të organizohet një Akademi Përkujtimore, në nderim të viktimave dhe në kujtim të një ngjarjeje tragjike që la pasoja të rënda dhe gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive.
Aktiviteti do të mbahet në hapësirat e Prishtina Mall, duke filluar nga ora 17:30, ndërsa përveç programit të Akademisë Përkujtimore, të pranishmëve do t’u prezantohet edhe një dokumentar i përgatitur enkas për këtë përvjetor.
Përmes kësaj akademie synohet të rikthehet në vëmendje kujtimi i viktimave, të nderohet dhimbja e familjeve të tyre dhe të ruhet kujtesa historike për një tragjedi me përmasa kombëtare.
Këshilli Organizativ u ka bërë thirrje qytetarëve, përfaqësuesve institucionalë, familjarëve, shoqatave dhe të gjithë atyre që ndajnë këtë kujtesë, që me praninë e tyre t’i bashkohen këtij organizimi përkujtimor.
“Prania juaj është një shenjë respekti për viktimat, solidariteti me familjet e tyre dhe përgjegjësie kolektive për të mos e lënë në harresë këtë tragjedi.”
Ftesa është përcjellë në emër të Këshillit Organizativ nga Fadil Selmani Kapiti, i cili ka shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje përkujtimore.
Data: 20 nëntor 2026
Ora: 17:30
Vendi: Prishtina Mall, Prishtinë
Këshilli Organizativ
Fadil Selmani Kapiti
Shkruar nga Rrahman Hyseni
