NGA LUGINA E PRESHEVËS NË SHALË TË BAJGORËS, PËR LIRINË E KOSOVËS – ZYMER HALIMI, KOMANDANT BESI, NJË HISTORI GUXIMI DHE PËRKUSHTIMI

Nga Lugina e Preshevës drejt Shalës së Bajgorës, me një mision të madh dhe me një ideal të vetëm – çlirimin e Kosovës. Kjo është rruga e Zymer Halimit, i njohur gjatë luftës me emrin e luftës Komandant Besi, i cili la gjurmë të rëndësishme në historinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

Si oficer karriere, me përgatitje dhe përvojë të mirëfilltë ushtarake, Zymer Halimi iu bashkua luftës në Shalë të Bajgorës, duke vënë në shërbim të çështjes kombëtare dijen, përvojën dhe aftësitë e tij ushtarake.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në organizimin dhe zhvillimin e luftës, duke shërbyer si zëvendëskomandant i Brigadës 141 „Mehë Uka“, në kuadër të Zonës Operative të Shalës.

Rruga e tij në luftë nuk ishte pa sakrifica. Më 3 janar 1999, gjatë pritës së organizuar në Smrekonicë, Komandant Besi u plagos rëndë, duke përjetuar nga afër plagët dhe çmimin e lartë të luftës për liri.

Pas përfundimit të luftës, ai vazhdoi angazhimin e tij në shërbim të vendit, duke shërbyer në institucionet e sigurisë së Kosovës dhe duke ndërtuar një karrierë të rëndësishme ushtarake.

Zymer Halimi – Komandant Besi është nga Medvegja, nga kjo tokë dardane që ndër shekuj lindi dhe rriti trima të penës dhe të pushkës, burra të besës, që me guxim e sakrificë iu përgjigjën thirrjes së atdheut për liri. Medvegja krenohet me bijtë e saj që dhanë kontribut për çlirimin e Kosovës!

Historia e tij dëshmon se kufijtë nuk mundën ta ndalnin solidaritetin kombëtar dhe se ideali i lirisë ishte më i fortë se çdo pengesë.

Respekt për Komandant Besin dhe për të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës!

Shkruar nga Rrahman Hyseni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *