SHKAL “Naim Frashëri” në Fushë-Kosovë do të organizojë edicionin e 36-të të manifestimit tradicional “Maratona e Mallit Poetiko-Artistik”, i cili do të mbahet më 10 tetor 2026, në orën 11:00, në restorantin “Si n’Shpi”, në Pishat e Sllatinës.
Në kuadër të manifestimit do të zhvillohet edhe gara poetike për tri çmime shpërblyese, si dhe për Medaljonin Poetk dhe çmimin “Zëri i Ri”, i dedikuar debutuesve.
Sipas organizatorëve, ftesës për të marrë pjesë në këtë edicion i janë përgjigjur 40 poetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, diaspora, Italia dhe Ukraina.

Pjesëmarrësit janë:
- Agim Vinca, Prishtinë – mysafir nderi
- Abaz Qengaj, Dragash
- Ahmet Pllana, Fushë-Kosovë
- Alma Zenellari, Kuçovë
- Arbër Berisha, Tropojë/Fushë-Kosovë
- Bedri Neziri, Kastriot
- Bekim Dugolli, Fushë-Kosovë
- Maria Teresa Infante, Itali
- Valbonë Jakova, Itali – mbesa e Kolë Jakovës
- Prend Buzhala, Klinë
- Ismet Delija, Gjakovë
- Mirela Papuçiu, Tiranë
- Flamur Shala, Prishtinë
- Klejda Plangarica, Tiranë
- Zelfije Qorraj, Deçan
- Fjollë Agusholli, Pejë
- Florë Peci, Mitrovicë
- Volodimir Martinov, Ukrainë
- Ola Emini, Gjilan
- Donikë Gërguri, Fushë-Kosovë
- Adem Xheladini, Kërçovë
- Musli Pirkuqi, Dragash
- Rame Oraca, Podujevë
- Dan Ibrahimi, Prishtinë
- Isuf Hoxha, Prishtinë
- Sadije Aliti, Tetovë
- Izet Avdyli, Drenas
- Enis Reçica, Fushë-Kosovë
- Mevlyde Mezini-Saraçi, Gjakovë
- Fadil Abazi, Viti
- Festim Avdyli, Suharekë
- Rrahman Hyseni, Medvegjë
- Myrvete Dreshaj-Baliu, Prishtinë
- Leti Haziraj, Prishtinë
- Zeqir Krasniqi, Fushë-Kosovë
- Tringë Berisha, Prishtinë
- Valbonë Hadri, Prishtinë
- Ibush Krasniqi, Fushë-Kosovë
- Gani Bytyçi
- Farida Ramadani, Shkodër
Akomodimi i mysafirëve
Organizatorët kanë njoftuar se për disa prej pjesëmarrësve është siguruar akomodimi më 9 tetor 2026, në Hotel Holiday në Sllatinë, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Të akomoduar do të jenë: Klejda Plangarica, Mirela Papuçiu, Maria Teresa Infante, Valbonë Jakova, Florë Peci, Ola Emini, Alma Zenellari, Sadije Aliti, Farida Ramadani dhe Adem Xheladini.

Drejtori i manifestimit, Lan Qyqalla, ka bërë të ditur se pjesëmarrja është e kufizuar vetëm për poetët e ftuar dhe se, jashtë listës së publikuar, nuk ka mundësi të ftohen apo të përfshihen pjesëmarrës të tjerë.
Po ashtu, organizatorët kanë kërkuar që poetët të respektojnë ftesën dhe të marrin pjesë pa shoqërues të tjerë.
Manifestimi “Maratona e Mallit Poetiko-Artistik” synon të vazhdojë traditën e promovimit të poezisë dhe krijimtarisë artistike, duke bashkuar në një skenë poetë nga trevat shqiptare dhe nga vende të ndryshme të Evropës.
Shkruar nga Rrahman Hyseni
