SELIM ZEKA MBLEDH 832 EURO PËR MBROJTJEN E QENVE ENDACAKË – NJË GJEST I MADH HUMANITAR NGA MEDVEGJASIT

Selim Zeka, i njohur për kontributin e tij humanitar në vendlindje, ku falë angazhimit të tij janë realizuar shumë projekte në shërbim të komunitetit, ka mbledhur shumën prej 832 eurosh nga kontribuues medvegjas dhe një familje zvicerane, për të ndihmuar në mbrojtjen dhe trajtimin e qenve endacakë. Përmes portalit MEDVEGJASOT.COM, Zeka ka bërë të ditur se…

Lexo më shumë

SHQIPTARËT E LUGINËS ME LISTË TË PËRBASHKËT NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE, BAJRAM MUSTAFA KANDIDAT I MEDVEGJËS NË NUMRIN 3

Partia Demokratike ka njoftuar se subjektet politike shqiptare nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të parapara të mbahen më 25 tetor 2026. Sipas PD-së, marrëveshja është rezultat i një procesi të gjatë bisedimesh dhe koordinimi ndërmjet subjekteve politike…

Lexo më shumë

SUBJEKTET SHQIPTARE TË LUGINËS ARRITËN MARRËVESHJE PËR “KOALICIONIN SHQIPTAR”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se subjektet politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për krijimin e një liste të përbashkët zgjedhore, të emërtuar “Koalicioni Shqiptar”, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 tetor në Serbi. Në një postim në Facebook, Kurti tha se marrëveshja…

Lexo më shumë

MIJËRA QYTETARË PROTESTOJNË NË PRISHTINË KUNDËR AKTGJYKIMIT NDAJ ISH-KRERËVE TË UÇK-së

Mijëra qytetarë janë mbledhur të premten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në një protestë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Protesta vjen dy ditë pasi Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Thaçi…

Lexo më shumë

KURTI PRET PËRFAQËSUESIT POLITIKË TË SHQIPTARËVE TË LUGINËS

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në ditën e dytë të punës pas rizgjedhjes në këtë detyrë. Në takim morën pjesë përfaqësues të subjekteve politike shqiptare të Luginës, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, kryetari…

Lexo më shumë

“LIRIA KA EMËR”: RRETH 100 MIJË QYTETARË MARSHUAN PËR LIRI – MË 16 SHTATOR PRITET VENDIMI PËR ÇLIRIMTARËT

Prishtinë, 12 shtator 2026 – Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka falënderuar rreth 100 mijë qytetarë që iu bashkuan sot Marshit për Liri në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një manifestim të madh paqësor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkesës për drejtësi. Sipas platformës, në marsh morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet…

Lexo më shumë

KKSH REAGON: 3.686 NXËNËS SHQIPTARË NË LUGINËN E PRESHEVËS NISIN VITIN SHKOLLOR PA LIBRA FALAS

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me bllokimin e fondeve të ndara nga Republika e Kosovës për sigurimin e librave shkollorë falas për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës. Sipas Rexhepit, nesër, me fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, 3.686 nxënës shqiptarë të shkollave fillore në…

Lexo më shumë

KURTI: SERBIA TË ZHBLOKOJË FONDET PËR SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në Qeverinë e Republikës së Kosovës përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave, kulturës, arsimit, artit, sportit dhe studentëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri. Në takim, përfaqësuesit paraqitën shqetësimet lidhur me diskriminimin institucional, pengesat në punësim, arsimin, përdorimin e gjuhës shqipe dhe pasivizimin e adresave. Kurti tha se…

Lexo më shumë

“GJUHA SHQIPE NUK NEGOCIOHET” – STUDENTËT SHQIPTARË NË UNITET NGA SHKUPI NË TIRANË 

Pas protestës masive të 18 majit 2026 në Shkup, ku mijëra qytetarë dhe studentë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën me mesazhin “Gjuha shqipe nuk negociohet”, më 26 maj protesta vazhdoi edhe në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Studentë nga Tirana, Prishtina, Shkupi dhe troje të tjera shqiptare marshuan nga…

Lexo më shumë