KURTI: SERBIA TË ZHBLOKOJË FONDET PËR SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në Qeverinë e Republikës së Kosovës përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave, kulturës, arsimit, artit, sportit dhe studentëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri.

Në takim, përfaqësuesit paraqitën shqetësimet lidhur me diskriminimin institucional, pengesat në punësim, arsimin, përdorimin e gjuhës shqipe dhe pasivizimin e adresave.

Kurti tha se institucionet e Serbisë kanë bllokuar dy transfere financiare të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej mbi 2.14 milionë euro, të dedikuara për 136 projekte në arsim, kulturë, art, sport, media dhe fusha të tjera.

Kryeministri deklaroi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Sanxhakut, duke kërkuar që fondet të zhbllokohen dhe të arrijnë në llogarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Shkruar nga Rrahman Hyseni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *