Pas protestës masive të 18 majit 2026 në Shkup, ku mijëra qytetarë dhe studentë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën me mesazhin “Gjuha shqipe nuk negociohet”, më 26 maj protesta vazhdoi edhe në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.


Studentë nga Tirana, Prishtina, Shkupi dhe troje të tjera shqiptare marshuan nga Sheshi Skënderbej drejt Ambasadës së RMV-së, duke kërkuar mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në arsim dhe lejimin e provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Protestat u karakterizuan nga pjesëmarrja e gjerë e të rinjve, flamuj kuqezi dhe thirrje për barazi, respektim të të drejtave gjuhësore dhe unitet kombëtar.


MEDVEGJASOT.com ka ndjekur dhe raportuar zhvillimet nga këto protesta, duke sjellë informacione dhe pamje nga vendi i ngjarjes.

