THIRRJE PËR PJESËMARRJE TË GJERË QYTETARE NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE TË 25 TETORIT – NË MBËSHTETJE TË “KOALICIONIT SHQIPTAR”

Arritja e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë politike për shqiptarët e kësaj treve. Ky bashkim nuk duhet të shihet vetëm si një marrëveshje ndërmjet partive politike, por si një mundësi…

Lexo më shumë

PRISHTINË: AKADEMI PËRKUJTIMORE NË NDERIM TË DR. FLORA BROVINËS

Në Prishtinë është mbajtur, më 18 shtator 2026 akademia përkujtimore në nderim të mjekes, humanistes, poetes, ish-deputetes dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Flora Brovina. Ceremonia u zhvillua në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ku familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të jetës publike kujtuan jetën dhe veprën e saj. Gjatë akademisë u…

Lexo më shumë

8 VJET NGA VDEKJA E PROFESOR BISLIM PIREVËS – NJË JETË NË SHËRBIM TË DIJES DHE IDENTITETIT SHQIPTAR

Sot përkujtohet 8-vjetori i ndarjes nga jeta i profesorit, gjuhëtarit dhe studiuesit Bislim Pireva, një intelektual i shquar që la pas një trashëgimi të çmuar në arsimin, kulturën dhe publicistikën shqiptare. I lindur më 1946 në Tugjec të Kamenicës, Pireva ia kushtoi jetën arsimit dhe dijes. Ai përfundoi studimet në Fakultetin e Filologjisë, në Degën…

Lexo më shumë

DY VIZITA PRESIDENCIALE ME PESHË HISTORIKE NË LUGINËN E PRESHEVËS

Preshevë, 8 korrik 2026 – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Preshevë dhe Bujanoc, duke riafirmuar përkushtimin institucional të shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe duke vazhduar një traditë me rëndësi të veçantë kombëtare. Presidenti i Shqipërisë vizitoi Komunën e Preshevës, ku u mirëprit nga kryetarja…

Lexo më shumë

148 VJET NGA LIDHJA E PRIZRENIT

Sot, në 148-vjetorin e themelimit të Lidhja e Prizrenit, kujtojmë me nderim dhe krenari një nga ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare. Në një kohë sfidash të mëdha për fatin e shqiptarëve, burrat më të shquar të kombit u mblodhën në Prizren për të ngritur zërin e një populli që kërkonte të drejtën për të…

Lexo më shumë

NDAHET NGA JETA VEPRIMTARI, PEDAGOGU DHE AUTORI ISMAIL MUHARREMI (1937–2026)

Me pikëllim të thellë u mor lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit, pedagogut dhe autorit të njohur Ismail Muharremi, i cili gjatë gjithë jetës së tij dha kontribut të çmuar në arsim, kulturë, publicistikë dhe çështjen kombëtare shqiptare. I lindur në Tupallë të Medvegjës në vitin 1937, Ismail Muharremi shkollën fillore e kreu në…

Lexo më shumë

QYTEZA E MEDVEGJËS DHE HISTORIA E SAJ NË LIBRIN “SHQIPTARËT E MEDVEGJËS A-ZH”

Qyteza në Komunën e Medvegjës zë një pozitë të rëndësishme gjeografike dhe shtrihet në një territor prej 524 km². Në veri-perëndim kufizohet me komunën e Bojnikut, në veri dhe lindje me komunën e Lebanës, në jug me komunën e Dardanës, në jug-perëndim me komunën e Prishtinës, ndërsa në perëndim me komunën e Kurshumlisë dhe komunën…

Lexo më shumë