28 VJET NGA EPOPEJA E UÇK-SË – HEROIZMI I FAMILJES JASHARI NË PREKAZ 

Sot mbushen 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz, një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë së re të Kosovës. Kjo datë shënon fillimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), simbol i sakrificës së madhe për liri dhe dinjitet kombëtar.

Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e familjes Jashari në Prekaz. Në një përballje të pabarabartë, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u bërë simbol i pathyeshmërisë dhe vendosmërisë për çlirimin e Kosovës.

Rënia e tyre tronditi dhe zgjoi ndërgjegjen kombëtare, duke mobilizuar mijëra djem dhe vajza për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga ajo ditë, Epopeja e UÇK-së u kthye në një kushtrim lirie, duke shënuar një kthesë vendimtare në rrugën drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, kujtohet me nderim sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi e përjetshme! 

Shkruar nga Rrahman Hyseni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *