Kryetari i KKSH, Enkel Rexhepi, ka njoftuar faktorët ndërkombëtarë dhe institucionet relevante për bllokimin e transfereve dhe donacioneve nga Kosova, të cilat synojnë zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në Luginë, transmeton MEDVEGJASOT.com.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për problem teknik, por për një vendim që ndikon drejtpërdrejt mijëra qytetarë – përfshirë nxënës, studentë, bujq, fëmijë pa prindër dhe organizata joqeveritare.
Ky veprim cilësohet si bllokim i zhvillimit, arsimit dhe mbështetjes për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe Sanxhakut, duke u konsideruar diskriminim i hapur.
Rexhepi thekson se përpjekjet do të vazhdojnë me çdo mjet demokratik, institucional dhe ndërkombëtar deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje. / MEDVEGJASOT.com


