DITA BOTËRORE E VALLEZIMIT

Më 29 prill 2026, u mbajt aktiviteti në kuadër të Ditës Botërore të Vallezimit në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ora 17:00 deri në 19:00, ku morën pjesë artistë dhe qytetarë të shumtë për të festuar përmes vallëzimit këtë ditë të veçantë, ndërsa ngjarja u transmetua drejtpërdrejt nga MEDVEGJASOT.com.

FIDAF Kosova dhe Organizata “Brez pas Brezi”, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, realizuan me sukses një organizim të shkëlqyer të një dite të rëndësishme për kulturën dhe shëndetin, me mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit të Prishtinës dhe në partneritet me Komunën e Prishtinës. Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të lëvizjes, shëndetit dhe artit si vlera thelbësore për shoqërinë. / MEDVEGJASOT.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *