PRANVERA POETIKE KUKSIANE” MBLODHI SHKRIMTARËT NË EDICIONIN E 6-TË NË KUKËS

Lidhja e Shkrimtarëve të Kukësit organizoi më 10 maj 2026 edicionin e 6-të të manifestimit kulturor dhe letrar “Pranvera Poetike Kuksiane”, aktivitet i mbajtur në ambientet e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës.

Në këtë ngjarje kulturore morën pjesë poetë, shkrimtarë dhe krijues nga treva të ndryshme shqiptare, të cilët interpretuan krijimet e tyre poetike para artdashësve dhe pjesëmarrësve të shumtë. Atmosfera artistike u karakterizua nga vargje kushtuar atdheut, dashurisë, traditës dhe identitetit kombëtar.

Gjatë aktivitetit u ndanë edhe çmime dhe mirënjohje për poetët dhe krijuesit pjesëmarrës, duke vlerësuar kontributin e tyre në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Edicioni i gjashtë i “Pranvera Poetike Kuksiane” konfirmoi edhe një herë rëndësinë e promovimit të fjalës artistike dhe bashkimit të krijuesve në aktivitete kulturore me vlera të veçanta për artin dhe letërsinë shqiptare.

Pas një mungese prej 20 vitesh, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Kukës, me mbështetjen e Bashkisë Kukës, riktheu manifestimin kulturor “Pranvera Poetike Kuksiane”, i cili u mbajt më 10 maj 2026 në një atmosferë të veçantë artistike dhe letrare. 

Në këtë aktivitet me karakter konkurrues morën pjesë poetë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, nga Lugina e Preshevës dhe më gjerë, duke sjellë krijime poetike me vlera të spikatura artistike. 

Juria vlerësoi me çmime poetët më të dalluar të këtij edicioni, ku Çmimi i Parë iu dha Sokol Hodës nga Kukësi, Çmimi i Dytë Arjola Kondakçiut nga Durrësi dhe Hazir Lutës nga Rahoveci, ndërsa Çmimi i Tretë shkoi për Demir Reshitin nga Prizreni, Liridon Cenajn nga Kukësi dhe Vlora Rexhajn nga Prizreni. 

Një vlerësim i veçantë “Talenti i Ri” iu dha poetes së re kuksiane Klealba Duraku, e cila u dallua me vargjet e saj brilante, vizionin krijues dhe talentin premtues për të ardhmen. 

Shkruan: Rrahman Hyseni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *