Burim: Legalizimi i shtëpive dhe objekteve (Ligji “Svoj na svome”, 2025–2026)
Qeveria e Serbisë ka miratuar ligjin e ri për regjistrimin e pronësisë, i cili u jep mundësi qytetarëve të legalizojnë shtëpitë, banesat dhe objektet e ndërtuara pa leje. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pasi siguron titull të pastër pronësie dhe qasje të plotë në shërbime ligjore si rryma, uji dhe kanalizimi, si dhe të drejtën e shitblerjes dhe trashëgimisë.
Transmeton MEDVEGJASOT.com

Ky doracak shpjegon në mënyrë të thjeshtuar:
- kategoritë e objekteve që legalizohen
- hapat e aplikimit online
- dokumentet e nevojshme
- afatet zyrtare
- tarifat dhe përjashtimet
- shembuj praktikë nga rastet më të shpeshta në Luginë
Me hyrjen në fuqi të ligjit dhe me afatet që po afrohen, informimi i qartë i qytetarëve është thelbësor për të shmangur humbjen e së drejtës së legalizimit dhe për të siguruar pronësi të rregullt.
Doracakun e plotë mund ta shkarkoni në linkun:
https://www.institutimozaik.org/news/doracaku-i-legalizimit
Ju ftojmë që ta ndani këtë material informues me audiencën tuaj përmes kanaleve tuaja mediatike, me qëllim që qytetarët të kenë qasje në udhëzimet e nevojshme.
Për pyetje shtesë, qëndrojmë në dispozicionin tuaj.
Me respekt,
| Instituti Demokratik MOZAIKZyra për Komunikim Publik E: info@institutimozaik.orgP: +381 62 118 6591 | M: +383 45 513 62615 Nëntori, nr. 29, Presevo, 17523www.institutimozaik.org |

