SHKA “SHQIPONJAT E MEDVEGJËS” NË ODEON – KRENARI, PATRIOTIZËM DHE MIRËNJOHJE

ShKA “Shqiponjat e Medvegjës”, me drejtorin e palodhur Selman Rexhepi, sot shkëlqyen në emisionin ODEON të artistit të mrekullueshëm Naim Abazi – një zemër e madhe dhe mik i vërtetë i kulturës shqiptare.

Naim Abazi, së bashku me Mihrijen, prej vitesh janë pranë medvegjasve, duke marrë pjesë në manifestime në Medvegjë dhe në diasporë. Përkushtimi i tyre në promovimin e vlerave shqiptare meriton lavdata, nderim dhe mirënjohje të thellë.

Sot, në xhirime, anëtarët e ShKA “Shqiponjat e Medvegjës” u paraqitën me veshje tradicionale, me këngë, valle dhe daulle, duke sjellë krenarinë e trevës sonë dhe duke dëshmuar se kultura medvegjase jeton e mbetet gur themeli i identitetit tonë.

Falënderim i veçantë për secilin pjesëmarrës për vullnetin dhe devotshmërinë, si dhe mirënjohje të posaçme për Naim Abazin, i cili gjithmonë ka hapur dyert për Medvegjën dhe ka mbështetur me zemër kulturën tonë.

Shkruar nga Rrahman Hyseni

10 dhjetor 2025