Në kuadër të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 27 nëntor 2025, në Akademinë e Shkencave në Tiranë, u promovua libri “Zëri im për ty Medvegjë” i autores Majlinda Shaqiri, magjistre e filologjisë dhe zyrtare e lartë në MAPL të Kosovës, bijë e Medvegjës së Luginës së Preshevës.


Majlinda Shaqiri, autore e disa librave me poezi dhe fituese e çmimeve letrare, u vlerësua për kontributin e saj në afirmimin e çështjes kombëtare. Shoqatat atdhetare pjesëmarrëse theksuan rëndësinë e mbështetjes së kësaj simbolike për Medvegjën shqiptare dhe rolin e intelektualëve, poetëve e artistëve në përçimin e mesazheve për çështjen kombëtare.

Veprimtaria u organizua dhe u autorizua nga një sërë shoqatash atdhetare, përfshirë:
Shoqata “Tirana”, “USHC Kuvendi Kombëtar Shqiptar”, “Dibra”, OVP e LANÇ-it, “Mallakastra”, “Labëria”, “Tafil Buzi”, “Lunxhëria”, “Devolli”, “Mokra”, “Gramshi”, “Myzeqeja”, si dhe shoqata të tjera mbështetëse, nën drejtimin e Av. Idajet Beqiri.
Shkruan Rrahman Hyseni

