SALIHU: “JAM SHQIPTAR, JAM ITALIAN, JAM QYTETAR I BOTËS” – KANDIDON PËR KËSHILLIN RAJONAL TË VENETOS

“Jam shqiptar, jam italian, jam qytetar i botës.” – me këto fjalë e nis mesazhin e tij kandidati për Këshillin Rajonal të Venetos, Muharrem Salihu, i cili garon nën siglën e UDC-së në zgjedhjet e 23 dhe 24 nëntorit.

Në fjalën e tij, Salihu thekson rëndësinë e punës dhe përkushtimit si vlera që duhet të udhëheqin politikën:

“Besoj në një politikë që njeh mundin, jo në atë që ua premton të tjerëve. Besoj në një politikë që çohet herët dhe punon. Kush ka ndërtuar me duart e veta, e di sa vlejnë gjërat e bëra mirë dhe me përkushtim.”

Ai kujton historinë e tij si shembull të përpjekjes personale:

“Askush nuk më ka dhuruar asgjë, gjithçka është fituar me djersë. Dhe tani ka ardhur koha që unë t’i kthej diçka tokës që më ka pritur dhe më ka bërë të rritem.”

Në përfundim, kandidati shpreh zotimin e tij për të qenë zë i punës dhe përfaqësimit dinjitoz në politikë:

“Përkushtim dhe punë – këtë premtoj. Edhe në politikë. Edhe në këshillin rajonal. Në përfaqësim të gjithë Venetos dhe botës së komuniteteve e popujve që ajo pret.”

Në zgjedhjet e 23 dhe 24 nëntorit, ai u bën thirrje qytetarëve që ta mbështesin me votë:
“Vër shenjën X te simboli i UDC-së dhe shkruaj SALIHU.”

Shkruan Rrahman Hyseni