LSHA DEGA KUKËS ORGANIZON EDICIONIN E PESTË TË FESTIVALIT TRADICIONAL “NË PREHËR TË GJALLICËS”

LSHA Dega Kukës organizoi me sukses edicionin e pestë të festivalit tradicional letrar “Në prehër të Gjallicës”, ku morën pjesë mbi 90 poetë. Me vargjet dhe zërin e tyre, ata i dhanë Kukësit një atmosferë të ngrohtë vjeshtore, duke e mbushur qytetin me art dhe emocione. Një falënderim i veçantë shkon për presidentin e Eurosig, z. Kadri Morina, për mbështetjen dhe interesimin e treguar gjatë realizimit të këtij aktiviteti në qytetin tonë të vogël, por me zemër të madhe.

Fituesit e këtij edicioni u shpallën: vendin e parë e mori Sulejman Dërmaku; vendin e dytë e fituan Imer Gllareva dhe Qazim Thaçi; vendin e tretë e morën Muharrem Gashi, Cenaj Liro Liridon dhe Izet Abdyli. Çmimin “Talenti i ri” e fitoi Lorena Cikaj, ndërsa çmimin “Kroi Tan’ Zot” e mori Sokol Hoda.

Për këtë edicion u publikua edhe një Antologji me të gjithë pjesëmarrësit, duke ruajtur kështu pasurinë letrare dhe kontributin e poetëve të rinj dhe të njohur. LSHA Dega Kukës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe fton artdashësit të jenë pjesë e edicioneve të ardhshme.

Shkruan Rrahman Hyseni