“KU JANË MË TË DASHURIT TANË?” – ZËRI I FAMILJEVE TË TË ZHDUKURVE U DËGJUA NË GJENEVË

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, mërgata shqiptare ngriti zërin pranë OKB-së

Gjenevë, 30–31 gusht 2025 – Me një pyetje të vetme, “Ku janë më të dashurit tanë?”, familjarë të të zhdukurve, bashkëatdhetarë dhe përfaqësues institucionesh nga Kosova e diaspora shqiptare në Zvicër, u mblodhën në Gjenevë për të kërkuar drejtësi dhe të vërtetën e shumëpritur për fatin e të zhdukurve.

Aktivitetet dyditore përfshinë një marsh sensibilizues, vizitë në Kopshtin e të Zhdukurve, një ekspozitë arti dhe një konferencë ndërkombëtare. Mesazhi i tyre ishte i qartë: e vërteta nuk mund të fshihet dhe drejtësia nuk mund të vonohet pafundësisht.

Në emër të organizatorëve u shpreh mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit: familjarë, profesorë, artistë, diplomatë dhe përfaqësues të mediave shqiptare në Zvicër e Kosovë. Një falënderim i veçantë iu drejtua znj. Mirishahe Limani Hiler dhe z. Nazmi Jakurti për kontributin dhe angazhimin e tyre të palodhur.

Zëri ynë u dëgjua në Gjenevë dhe do të vazhdojë të dëgjohet kudo, derisa çdo familje të dijë të vërtetën,” u theksua në përmbyllje të ngjarjes, e cila shërbeu gjithashtu si një moment bashkimi me veprimtarë e miq të mërgatës shqiptare. Transmeton: MEDVEGJASOT.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *