Salihu ka arritur megjithatë ta kthejë çështjen e shqiptarëve të ç’regjistruar në diskutimet diplomatike të ministrive të jashtme të Shqipërisë e Kosovës dhe diplomatëve të huaj në Serbi, si përpjekje për të rikthyer në vend shqiptarët e ikur e shqiptarët e “përzënë”.
Në 100 vitet e fundit, numri i shqiptarëve në Medvegjë, në Serbinë jugore, është rrudhur ndjeshëm, aq sa tashmë flitet për shpopullim. Shpërnguljet e mëdha që nisën me Kongresin e Berlinit, vijuan më 1912 dhe gjatë dy Luftërave Botërore. Në ditët tona, qyteti i shqiptarëve po humb përcaktimin etnik, duke rrudhur kufijtë e shtrirjes së identitetit tonë në Ballkan, transmeton MEDVEGJASOT.COM
Ju paraqesim një projekt me përmbledhje, Intervista, takime, lobim, sensibilizim i fuqishëm dhe i kushtueshëm “spastrim etnik digjital” kundër komunitetit shqiptar, duke zhdukur sistematikisht të drejtën e tyre për të jetuar në tokat e të parëve nga puna dhe aktiviteti i z. Muharrem Salihu – MEDVEGJA NUK ËSHTË VETËM – Shqiptarët e komunave Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë duke vazhduar të përballen me problemin e pasivizimit të adresave nga ana e autoriteteve shtetërore në Serbi.
Muharrem Salihu, ish-këshilltar Komunal në Medvegjë, në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli për pasivizimi e adresave në Luginë të Preshevës. Lexo më shumë: Klan Kosovahttps://klankosova.tvPasivizimi i adresave në Luginë, Salihu: Mekanizëm për të ndryshuar raportin …
“Ju jeni dëshmitarë që Medvegja historikisht ka shërbyer si një vend për të bërë eksperimente thuajse për të gjitha planet që kanë qenë të destinuara për hapësirat tona, sidomos në ish Jugosllavi. Shkojmë të vitet e 80-ta kur në Medvegjë kanë filluar të ndryshojnë emrat e heronjve të popullit, shkollave, e me radhë dhe duke qenë rezistenca më e vogël pastaj kanë aplikuar në Preshevë, Bujanoc dhe pastaj kanë kaluar në Kosovë që i kanë ndërruar me emra të rrugëve me emra të shkollës e me radhë. Edhe sot e njëjta gjë por në mënyrë më të përsosur po vazhdon”, ka pohuar ai transmeton Telegrafi. Lexo më shumë…
Telegrafihttps://telegrafi.comPasivizimi i adresave të shqiptarëve, Salihu: Në Medvegjë po testohet …
Vazhdimi i angazhimit ndërkombëtar për ndalimin e pasivizimit të adresave. Lexo më shumë: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti priti në një takim përfaqësues nga Medvegja !
Salihu thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Ktheni sytë kah Medvegja, shqiptarët po shlyhen nga regjistri, “Është e domosdoshme dhe emergjente që çështja e shqiptarëve të tre komunave të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Tani është koha e fundit që Tirana të deklarohet për këtë çështje sepse të shlyhen 4 mijë shqiptarë me një laps, kjo është alarmante. Tirana patjetër duhet të reagojë dhe jo të heshtë, sepse përndryshe atëherë po bie që kjo po bëhet edhe me pëlqimin e Tiranës”, theksoi Salihu. Lexo më shumë: Indeksonlinehttps://indeksonline.netSalihu thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Ktheni sytë kah Medvegja, shqiptarët …
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur sot në një takim, anëtarin e Këshillit Komunal të Medvegjës, Muharrem Salihu me të cilin kanë biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Sot pata nderin e veçantë të takoja Z. Muharrem Salihu, anëtar i Këshillit Komunal të Medvegjës, ndërmarrës dhe patriot i dalluar. Dëgjova me interes të lartë dëshminë e Salihut mbi gjendjen e shqiptarëve në jug të Serbisë dhe problemet e tyre të jashtëzakonshme me shpopullimin e mungesën e të drejtave kombëtare”, ka thënë ministrja. Ministrja e jashtme ka thënë se angazhimi i Salihut është një shembull se si të gjithë duhet ta ndihmojmë Luginën. Lexo më shumë:
Klan Kosovahttps://klankosova.tvHaradinaj Stublla: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi – është alarmante
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj vizitoi edhe Medvegjën në kuadër të vizitës në tre komunat shqiptare në jug të Serbisë, Cakaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar mbi vizitën në Medvegjë, ku ai tha se është fokusuar në problemin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në këtë komunë dhe se këtë e ka quajtur si problem të rëndë.
“Në Medvegjë u takuam me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e Grupit Qytetar “Të gjithë për Medvegjën”, z. Muharrem Salihu.
Folëm për nevojat e shqiptarëve në Medvegjë, rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e problemit të rëndë të pasivizimit të adresave dhe domosdoshmërinë e përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit shqiptar atje”, theksoi Cakaj.
Ai gjatë vizitës ka qëndruar edhe në disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në Medvegjë, duke thënë se ato janë “me rëndësi të posaçme për zhvillimin e jetës së bashkëkombasve tanë!” Lexo më shumë:
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda dhe kreu i Fondacionit “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, pritën në një takim zv. Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Arbërie Nagovci dhe veprimtarin dhe Asambleistin e Komunës së Medvegjës z. Muharrem Salihu, i sapo nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga presidenti Ilir Meta. Lexo më shumë:
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë/ Plani i Kosovës? Salihu: Duhet veprim i fuqishëm para censusit. Lexo më shumë:https://www.balkanweb.com/pasivizimi-i-adresave-te-shqiptareve-ne-medvegje-plani-i-kosoves-salihu-duhet-veprim-i-fuqishem-para-censusit
Muharrem Salihu – Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës: një çështje drejtësie ndërkombëtare. Një realitet tragjik: Gjatë mandatit tim në Këshillin Komunal të Medvegjës (2015-2019), kam qenë dëshmitar i pasivizimit të 3.095 adresave. Ky fenomen, që vazhdon ende sot, përfaqëson një “spastrim etnik digjital” kundër komunitetit shqiptar, duke zhdukur sistematikisht të drejtën e tyre për të jetuar në tokat e të parëve. Lexo më shumë: Muharrem Salihu: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës: një çështje drejtësie ndërkombëtare.
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë/ Plani i Kosovës? Salihu: Duhet veprim i fuqishëm para censusit. Lexo më shumë:
Balkanweb.comhttps://www.balkanweb.comPasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë/ Plani i Kosovës? Salihu
Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS) në Prishtinë ka mbajtur nje tryezë për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, sidomos problemin e pasivizimit të adresave dhe zhbërjen e dokumenteve të shqiptarëve etnik. Lexo më shumë: Bota Sothttps://www.botasot.infoMuharrem Salihu (sikur “Valter brani Sarajevo”) mbron Medvegjen! I shpall …
Për më shumë se pesë vite, Serbia ka filluar që pa zhurmë të bëj çregjistrimin e shqiptarëve në Komunën e Medvegjës, njërën nga tri komunat shqiptare që janë pjesë e shtetit serb, ku po bëhet pasivizimi i adresave, në vazhdën e trajtimit diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kështu ka thënë anëtari i Këshillit Komunal të Medvegjës, Muharrem Salihu duke shtuar se “të qenurit pjesë e grupit të shqiptarëve pa dokumente, ka ndihmuar çregjistrimin e tyre në Serbi dhe ka penguar kthimin e tyre në vatrat e të parëve në Medvegjë, Bujanovc apo Preshevë”.
Salihu sqaron se shqiptarët e Serbisë të shpërngulur në Kosovë, nuk u pajisën asnjëherë me dokumente nga shteti serb, për pasojë ata nuk mund të pajiseshin me dokumente në Kosovë, gjë e cila preku edhe të lindurit e këtyre familjeve në Kosovë.
Ndaj shqiptarët e Medvegjës dhe Luginës, që janë banorë të përkohshëm në Kosovë, mbetën të huaj si në vendlindje edhe në Kosovë.
Një gjë e tillë, sipas Salihut nuk është e rastësishme, por është një përllogaritje e menduar mirë, për të larguar shqiptarët nga Medvegja fillimisht, e pastaj edhe nga Bujanoci e Presheva. Lexo më shumë: Gazeta Expresshttps://www.gazetaexpress.comShqiptarët e shpërngulur nga Lugina – të huaj në vendlindje, të huaj në Kosovë
Salihu “letër të hapur” Lajçakut për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Serbia. Ne vërtet nuk kemi luftë në trojet tona dhe CNN apo Euronews janë të pranishme kudo, krejt ndryshe nga genocidet dhe spastrimet e tjera etnike në Ballkan përgjatë historisë. Mirëpo pikërisht sepse spastrimi ynë etnik është kaq açik ose i paturpshëm, situata është dramatike dhe kërkon zgjidhje. Lexo më shumë:
shqiperiajone.orghttps://www.shqiperiajone.orgSalihu “letër të hapur” Lajçakut për spastrimin etnik të shqiptarëve nga …
Muharrem Salihu, Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS) thotë se “shqiptarët e pasivizuar në Serbi janë të indinjuar thellësisht me përfaqësuesit e tyre, të cilët premtuan se do të regjistroheshin për të rikthyer adresat, ndërkohë atyre u mohohet kjo e drejtë elementare, si veprim i radhës për të mbuluar krimin e pasivizimit, i cili gjithashtu kishte për qëllim që të mbulonte krimin e deportimit të dhunshëm pas luftës në Kosovë.”
Komiteti i Helsinkit nga ana tjetër apelon që të gjendet një zgjidhje institucionale për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situate.
Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në vitin 2022, i cili u miratua nga Kuvendi Kombëtar më 7 Prill 2021, nuk përfshin shtetasit vendas të pasivizuar.
Ky ligj parashikon banesat dhe objektet e banuara si objekt regjistrimi, por, nuk parashikon pronarët e tyre – edhe nëse janë shtetas të Republikes së Serbisë.
Duhet të kemi parasysh që popullsisë shqiptare të Serbisë i është bërë një pasivizim sistematik prej shekujsh, por së fundmi pasivizimi ka filluar në kohën e luftës në Kosovë dhe vazhdon edhe tani.
Mijëra shqiptarë të pasivizuar jetojnë në Kosovë pa asnjë lloj dokumenti identifikimi dhe mijëra shqiptarë të tjerë të pasivizuar kanë marrë udhën e emigracionit në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Kjo gjë sipas Muharrem Salihut është krejtësisht e qëllimshme.
“Gjendja reale tani në Medvegjë dhe në komunat e tjera më shumicë shqiptarë është dramatike. Shqiptarët përfudimisht nuk do mund të regjistrohen dhe nuk të kemi në statistika numrin e saktë të shqitarëve që jetojnë këtu. Ky regjistrim është një mjet për të fshirë një herë e përgjithmonë popullsinë shqiptare nga këto troje.” përfundon Muharremi. Lexo më shumë:
Angazhimi profesional e politik i drejtuesit të AFEDS Muharrem Salihut dhe bashkëpunëtorëve të tij si dhe mbështetja e duhur në qarqet diplomatike evropiane ka bërë që pasivizimi i adresave të shqiptarëve, veçmas të komunës së Medvegjës dhe Malësisë së Bujanocit të bëhet temë diskutimi në instancat më të larta evropiane, gjegjësisht në Parlamentin Evropian.
Lexo më shumë: Fondacioni Hasan Prishtinahttps://fondacionihasanprishtina.comParlamenti Evropian kërkon hetim të pavarur për pasivizimin e adresave të …
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj vizitoi edhe Medvegjën në kuadër të vizitës në tre komunat shqiptare në jug të Serbisë, Cakaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar mbi vizitën në Medvegjë, ku ai tha se është fokusuar në problemin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në këtë komunë dhe se këtë e ka quajtur si problem të rëndë.
“Në Medvegjë u takuam me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e Grupit Qytetar “Të gjithë për Medvegjën”, z. Muharrem Salihu.
Folëm për nevojat e shqiptarëve në Medvegjë, rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e problemit të rëndë të pasivizimit të adresave dhe domosdoshmërinë e përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit shqiptar atje”, theksoi Cakaj.
Ai gjatë vizitës ka qëndruar edhe në disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në Medvegjë, duke thënë se ato janë “me rëndësi të posaçme për zhvillimin e jetës së bashkëkombasve tanë! Lexo më shumë:
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda dhe kreu i Fondacionit “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, pritën në një takim zv. Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Arbërie Nagovci dhe veprimtarin dhe Asambleistin e Komunës së Medvegjës z. Muharrem Salihu, i sapo nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga presidenti Ilir Meta. Lexo më shumë:
Panoramahttp://www.panorama.com.al“Të ndalet spastrimi etnik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës”/ Idrizi pret … /MEDVEGJASOT.COM/