Muharrem Salihu: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës: një çështje drejtësie ndërkombëtare.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka legalizuar pasivizimin e adresave të shqiptarëve, duke mohuar të drejtën themelore të banimit për mijëra qytetarë. Rasti i fundit emblematik është ai i Safet Demirit, të cilit, pas tre vitesh betejë ligjore, iu refuzua rikthimi i rezidencës së ligjshme.

Një realitet tragjik: Gjatë mandatit tim në Këshillin Komunal të Medvegjës (2015-2019), kam qenë dëshmitar i pasivizimit të 3.095 adresave. Ky fenomen, që vazhdon ende sot, përfaqëson një “spastrim etnik digjital” kundër komunitetit shqiptar, duke zhdukur sistematikisht të drejtën e tyre për të jetuar në tokat e të parëve.

Çfarë mund të bëjmë?

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë duhet të kthehet në një pikë kthese. Është momenti për ta çuar këtë betejë në gjykatat ndërkombëtare, si Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Duhet një veprim i koordinuar që përfshin:

Institucionet shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe OJQ-të, me një dokumentacion të fortë.

Të gjithë diasporën shqiptare, për të ushtruar presion dhe për të mbajtur vëmendjen mbi këtë padrejtësi të madhe, ka thënë Muharrem Salihu për TV – KLAN KOSOVA.  

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë: