Me ftesë të Kryeministrit z.Kurti, vëllai i dëshmorit Florim Rushiti-Kingji, z. Lulzim Rushiti i shoqëruar nga z. Ajet Duli, veprimtar, Linda Shaqiri, aktiviste dhe gazetare te Medvegjasot.com, si dhe z. Muharrem Salihu, veprimtar dhe afarist, takuan Kryeministrin Kurti. E pranishme ishe edhe Zv. Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport nē Qeverinë e Kosovës znj. Daulina Osmani.

Diskutimet u fokusuan në temat rreth gjendjes aktuale nê Medvegjë.
Me këtë rast u prekën edhe disa nga brengat kryesore të Medvegjës siç janë
jetësimi i rrugës së kombit deri në Medvegjë; hapja e një pike doganore për mallëra dhe qarkullim kamionash; kontributi i KKSH-së për ruajtjen e trashigimisë kulturore përfshirë edhe restaurimin e shtëpisë së heroit
kombëtar“Kingji” si dhe vazhdimi i angazhimit ndërkombëtar për ndalimin e pasivizimit të adresave.

Krejt në fund Kryeministrit Kurti në shenjë respekti iu dorëzua Mirënjohja në emër të dëshmorit “Kingji” nga Medvegja.