Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në Serbi!

Enkel Rexhepi: Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialog në Serbi anulon subvencionet e fermerëve nga Lugina e Preshevës.

Kryetari i KKSh në profilin e tij në facebok shkruan:
“Ministria ka anuluar vendimin për shpërndarjen e subvencioneve për fermerët, të financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky është një veprim tjeter i diskriminimit konstant, në çdo sferë që i ndodh shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Komunat e Preshevës e Bujanocit vazhdojnë të jenë ndër më të varfërat në Serbi, e Qeveria po vazhdon, lere që nuk ndërmerr asnjë hap drejt përmirësimit të situatës, ajo po bllokon edhe ato procese që po mundohemi të marrin bashkë me Qeverinë e Republikës së Kosovës e në mbështetjen e zhvillimit në Luginë.
Rreth kësaj, kemi dorëzuar Padi kundër Vendimit në Gjykatën Administrative dhe presim një vendim të drejtë. Nëse në Serbi ka qoftë edhe pak drejtësi, ky vendim duhet të kthehet dhe fermerët tanë të përfitojnë nga kjo shumë.
Lufta për të drejtat tona nuk ndalet!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *