Zymer Hajrullahu, nga marsi i vitit 2022 me shumicë votash emërohet në krye të Shoqatës Humanitare Medvegja, u bë shembull i një simboli unifikues e dëshmuar gjatë drejtimit të SHHMZ me përkushtimin e tij të pa lodhur në veprimtarin e tij atdhetare si në vendlindje po ashtu dhe jashtë saj.
I urtë dhe i dashur, me një vizion të qartë, dashurinë e tij ndaj vendit të lindjes e shndërroi në mision shoqëruar me punë dhe përkushtim ia doli të bëhet shembull i një aktivisti dhe veprimtari mbi të gjitha një HUMANISTI, transmeton MEDVEGJASOT.COM
Vjen nga fshati Sfircë komuna Medvegjë afarist dhe aktivist i njohur me qëndrim në Zvicër. Ai me mjaftë përkushtim dhe angazhim të denjë udhëheq biznesin e tij familjar në qytetin Sion të Zvicrës, kafe bar ZOONE i frekuentuar edhe nga rinia shqiptare.
Për veten s’foli me mision bashkimin (JO) ndarjen, vlerësoi punë (JO) të rris mos punën ti thotë saktë numrat (JO) ti trefishoj kryetar për tri vite rikthej vëmendjen dhe sytë e secilit në këtë mision humanitar e kulturorë që ka Shoqata Humanitare Medvegja tani mbi 35-vjeçar.
Ashtu siq dihet Shoqata Humanitare « Medvegja » në Zvicër (SHHMZ) është legalizuar në Fully të Zvicrës, më datën 26.06.1990, pas një veprimtarie disa vjeçare të disa veprimtarëve të Medvegjës në Zvicër.
Pas Legalizimit të Shoqatës më datën 26.06.1990 në Fully, Selia u vendos në Fully të Zvicrës dhe Udhëheqës të parë të shoqatës deri në zgjedhjet e para u nominuan dy nga trembëdhjetë bashkëthemeluesit, Zenullah Namani e Sahit Hyseni, ndërsa Kryetar i parë i shoqatës në zgjedhjet e rregullta në Fully më datën 14.07.1991, u zgjodhë Ismet Selmani.
Kryetari Hajrullahu ata që nuk u vlerësuan për kontributin e tyre që nga fillimet e saj deri më sot, u larguan shumë herë me fajin jetim, kjo kuptohet dhe shihet kush pati të drejtë dhe e vunë shoqatën në ndarje kështu nuk ndodhi më, vazhdoi rrugës së drejtë duke i ofruar kontribuesit e saj në gjirin e vetë.
Veproj me kokën e vetë tha lexoj dijen e vetë atë që ndien dhe mendon (JO) me tekste të shkruara e elegji nga të tjerët të thurura, për ta kuptuar gjithë ky është sekreti i sukseseve, kontributi i tij brenda Shoqatës është i pandalshëm si kontribues në SHHMZ tani e 30-vite.
Për tri vite portali MEDVEGJASOT.COM ishte prezent në çdo aktivitet dhe sektorë ku u ndihmua: Arsimi, Shëndetësia, Shkenca, Kultura, Arti, Sporti, Familjet e Individët e rrezikuar materialisht, Subjekte të ndryshme të Organizuara në Atdhe e Mërgim, Botime e punime Shkollore, Arsimore, Shkencore, Botime të Librave dhe teksteve të ndryshme, Manifestime me Karakter Kombëtarë, etj.etj.
Shoqata në kontinuitet ka pas kryesi të rregullt dhe në kuadër të saj ka Komisionet Përkatëse në Zvicër e më gjerë, ka Shoqërinë Kulturo-Artistike Medvegja (SHKA) dhe Komisionin Sportivë (KS) dhe në ç’do vitë organizon, dy festa me karakter Kombëtarë, siç janë Pavarësia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës si dhe dy Festave të rëndësishme në Vendlindje , në selin e saj në Fully, në ç’do vitë në qershor, Organizon Manifestimin Tradicional Kulturo-Sportivë.
Manifestimi në fjalë mbahet në qiell të hapur, në fushë sportive dhe në te marin pjesë me mijëra Bashkatdhetarë nga katër anët e globit, pesonalitete të shquara të jetës publike Zvicrane e Shqiptare, Solist e Artist të ndryshëm , Grupe Folklorike, Publicist e Gazetarë, Mjetet e Inforormimit si shtypi i shkruar e ai elektronik, Tv etj, me çka ia rritë vlerën këti Manifestimi. Ndërsa pasuria më e veçant e këtij Evenementi, janë Rinia e jonë e Artë Shqiptare, të cilët njëherit i kemi krenari Kombëtare dhe vlen të thekësohet se në Evenementin e lartpërmendur, aty gjithëçka frymëzon Shqipë, ku me të drejtë në fully ndihesh si në Medvegjë.
Në kët kontekst një Faleminderit i veçantë ju takon të gjitha Organeve të Shoqatës të të gjitha kohërave, Komisionit Sportivë, SHKA Medvegja, Aktivistëve të dalluar , Komisioneve të Pijeve e Kuzhinës, Kujdestarëve e Vullnetarëve të shumtë, Donatorëve të ndryshëm e njerëzve të vullnetit të mirë, pa të cilët, ky Eveniment nuk do të mund të mbahej në ato përmasa gjigante.
Pra me një fjalë, ky Eveniment bashkon me mijëra Shqiptarë nga katër anët e globit dhe është Manifestim që gjeneron të ardhura me të cilat mundësohet zhvillimi i një pjese të mirë të aktiviteteve të shoqatës .
Një faleminderit shtesë shkon edhe për Komunën e Fully në krye me Kryetarin , Këshillin Komunal, Klubin Futbollistik, Zjarrfikësit, Policin, Ndihmën e Parë dhe shumë e shumë miqve të tjerë Zviceran.
Shoqata Medvegja në Zvicër ka luajt dhe luan edhe rolin e Ambasadorit, me aktivitetin e saj gjithëpërfshirës dhe punës së ndershme në aktivitetin e saj, përmes kontakteve të rregullta që ka me individë dhe Institucione në Mërgatë e Atdhe, përmes Lobimit nëpër Qendrat kryesore në Botë, përmes kultivimit dhe mbrojtjes të Gjuhës Shqipe, Traditës dhe vlerave tona Kombëtare Shqiptare, përmes Miqësisë e vëlladashuris, mbi të gjitha përmes transparencës së plotë në hyrje-dalje të mjeteve materiale, arriti të bëhet subjekt shumë i respektuar e i vlerësuar në vendin ku vepron në Zvicër e më gjerë, ndërsa në atdhe njihet dhe gëzon autoritet të lartë në të gjitha viset shqiptare.
Shoqata ka luajt dhe luan rolë unifikues dhe në vazhdimësi punon për bashkimin e faktorit Shqiptarë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, e më gjerë, me theks të veçantë në Medvegjë, sepse aty edhe është pika më vështir e Kombit Shqiptarë.
Orientimi i Shoqatës Medvegja në Zvicër gjithmonë ka qenë i drejtuar në dy drejtime ose dy shtylla të veprimit:
1. Në mbajtjen e lidhjeve të përhershme me atdheun , d.m.th me Origjinën dhe Identitetin tonë si dhe ndihmën konkrete ndaj ti.
2. Në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona Kombtare Shqiptare në Mërgim, siç është Gjuha Shqipe, Tradita dhe Kultura e mirëfillët Shqiptare, arsye për ç’ka edhe u formua Shoqëria Kulturo Artistike Medvegja, e cila vepron në kuadër të SHHMZ.
Anëtarët janë organi më i lartë i Shoqatës.
Ata zgjedhin Kryesin në përbërje prej 7-13 anëtarë dhe Këshillin Verifikues ose Mbikëqyrës në përbërje 3-5 anëtarëve dhe anëtarët e shoqatës vendosin mbi ndryshimet e statutit dhe vijën që duhet mbajt shoqata gjegjësisht Kryesia.
Kryesia është Organ Drejtues i Shoqatës dhe ajo zgjedhë Organet Udhëheqëse të kryesisë që nënkupton Kryetarin, Nënkryetarin, Sekretarin dhe tre Arkëtarë.
Vlen të ceket se asnjë tranzakcion financiarë nuk mund të bëhet pa shumicën e votave të anëtarëve të kryesisë dhe pa nënshkrimin e së paku dy nga tre arkëtarët.
Organ Drejtues i Kryesisë janë Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Arkëtari kryesorë.

Nga qershori i vitit 2022 SHHMZ udhëhiqet nga kjo kryesi e përbërë: Kryetar, Zymer Hajrullahu, Nënkryetare Valbona Thaqi, Sekretare Selvije Namani, Arkëtar Sabit Abazi, Zenullah Namani, Samir Neziri, Anëtar të kryesisë, Blerim Beha, Naim Osmani, Sylejman Musliu, Shaban Bislimi dhe Fadil Baftiu.
Shoqatën Medvegja e kanë vizituar dhe kanë qenë mysafir nderi shumë personalitete të jetës publike Shqiptare e Ndërkombëtare, po ashtu ka shpallë edhe shumë anëtarë e kryetar nderi dhe qytetarë nderi të Medvegjës, përfshirë këtu edhe Parlamentarin Darbelej, deri te stërnipi i Ismaj Qemal Vlora z. Darling Vlora. Po ashtu Zenel Neziri, Zenullah Namani dhe Ismet Selmani, kryetar Nderi. Akademikun e Rilindasin e fundit, Idriz Ajeti, është shpallur Personalitet i Shekullit nga Shoqata Medvegja, në 94 vjetorin e lindjes së tij, gjegjësisht në vitin 2014. Shkrimi vazhdon…! /MEDVEGJASOT.COM/