ZYMER HAJRULLAHU ME VIZION TË QARTË NDAJ VENDLINDJES DHE KULTURËS MBI TË GJITHA HUMANIST

Zymer Hajrullahu, kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës i urtë dhe i dashur, me një vizion të qartë i cili dashurinë e tij ndaj vendit të lindjes e shndërroi në mision shoqëruar me punë dhe përkushtim ia doli të bëhet shembull i një aktivisti dhe veprimtari mbi të gjitha një HUMANISTI.

Zymer Hajrullahu nga fshati Sfircë komuna Medvegjë afarist dhe aktivist i njohur me qëndrim në Zvicër. Ai me mjaftë përkushtim dhe angazhim të denjë udhëheq biznesin e tij familjar në qytetin Sion të Zvicrës, kafe bar ZOONE i frekuentuar edhe nga rinia shqiptare.

Kryetari i SHHM në Zvicër z. Zymer Hajrullahu, falënderon të gjithë sponsorët të cilët përkrahën dhe mbështetën organizimin e manifestimit tradicional kulturoro – sportiv të 27-in me radhë.

Nga Marsi i vitit 2022 z. Zymer Hajrullahu me shumicë votash emërohet në krye të Shoqatës Humanitare Medvegja me seli në Zvicër, shoqatë kjo me mbi 33 vjet veprimtarie në dedikim të atdheut dhe vendlindjes.

Ai është shembull i një simboli unifikues gjë që është dëshmuar gjatë drejtimit të SHHM në Zvicër me përkushtimin e tij të pa lodhur në veprimtarin e tij atdhetare si në vendlindje po ashtu dhe jashtë saj.

Shoqata Humanitare Medvegja me seli në Zvicër nën udhëheqjen e z. Zymer Hajrullahu nga viti 2022 e deri më ditët e sotme me përkushtim dhe angazhim të plotë tregoi nivel të jashtëzakonshëm në menaxhim dhe profesionalizëm të aktiviteteve të shumta të  SHHM qoftë atyre në vendlindje si dhe jashtë saj.

Shoqata humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës, e kryesuar nga kryetari i saj Zymer Hajrullahu dhe arkëtari Sabit Abazi, së bashku me kryesinë, më 29 dhjetor 2023 kanë ndarë pako ushqimore për 26 familje në Medvegjë në vlerë prej 4.500 Euro. 

Shoqata Humanitare Medvegja me seli në Zvicër nën udhëheqjen e z. Zymer Hajrullahu nga viti 2022 e deri më ditët e sotme me përkushtim dhe angazhim të plotë tregoi nivel të jashtëzakonshëm në menaxhim dhe profesionalizëm të aktiviteteve të shumta të  SHHM qoftë atyre në vendlindje si dhe jashtë saj.

Në fjalimet e tij të shkurtra por me domethënie të mëdha vlen të theksohet ndër tjera mesazhi i tij me peshë “Qëllimi dhe Misioni i SHHM është Humanizmi në radhë të parë, por kur është në pyetje çështja kombëtare ajo na motivon dhe në vendlindjen tonë Medvegjë do të flitet dhe këndohet shqip deri në shqiptarin e fundit”.

Më datë 22 dhe 23 Qershor  2024 në Cantonin e bukur të Valais mes Alpeve Zvicerane në qytetin FULLY u mbajt Manifestim dy ditor tradicional kulturoro-sportiv  i cili mblodhi rreth vetes gjithë mërgatën shqiptare jo vetëm nga Medvegja por edhe mbarë shqiptarin kudo në Zvicër dhe jashtë saj.
Manifestim ky i cili  përveç tjerash promovon edhe diversitetin multi etnik pa dallim.
SHH “MEDVEGJA” me seli ne Zvicër është ajo e cila din të mbledh rreth vetes mbarë mërgatën shqiptare me organizime të tilla me qëllim të kultivimit, mbrojtjes dhe promovimit të gjuhës, kulturës, traditës dhe vlerave kombëtare shqiptare me mbi 33 vjet punë në dedikim të atdheut dhe vendlindjes.

Gjatë mandatit të tij cilësuar të suksesshëm si drejtues i SHHM u mbajtën aktivitete të shumta humanitare si në vendlindje po ashtu dhe në Zvicër.

Manifestimet kulturoro artisistike dhe sportive siç janë Manifestimet tradicionale të mbajtura në Zvicër dedikuar mërgatës shqiptare, festës së pavarësisë së Republikës së Kosovës, festës dedikuar 28 Nëntorit si dhe ato të mbajtura në vendlindje siç është Manifestimi tradicional takimet e Diasporës në Banë të Sijarinës,  të organizuara nën udhëheqjen e z. Hajrullahu mblodhën rreth vetes me dhjetëra pjesëmarrës nga të gjitha trojet gjë që dëshmon punën e tij të palodhur në mbarëvajtjen e aktiviteteve të kësaj shoqate si dhe simbolin e tij unifikues.

Në kompleksin e Gejzerit në Banjë të Sijarinës më datë 09 Gusht 2024 u mbajt manifestimi “Ditët e Diasporës” organizuar nga SHHM në Zvicër.
Ky manifestim i karakterit kulturoro artistik numron vitin e tij të 14’të.
Rrugëtimi i këtij manifestimi  daton nga viti 2010 me iniciativën e një grupi të vullnetit të mirë ku këtij grupi  i priu   SHHM në krye me  Zenel Neziri i cili atë botë ishte kryetar i SHHM tash kryetar nderi  i kësaj shoqate.
Takimi i Diasporës 2024 në Banjë të Sijarinës mblodhi rreth vetes qytetar jo vetëm nga Medvegja por edhe nga mbarë vendet tjera ku ka shqiptar. 

Përpos aktiviteteve të natyrës kulturoro artistike dhe sportive të cilat kanë mesazh në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare shqiptare u organizuan edhe aksione humanitare me ndihma të natyrës qoftë monetare apo me gjëra esenciale veshmbathje dhe ushqim për familjet në nevojë në komunën e Medvegjës dhe më gjerë.

Manifestimi “Ditët e Diasporës” ka për qellim ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Medvegjë. Sylejman Musliu, Drejtor i SH.K.A. Medvegja me seli në Zvicër i cili përmes artit skenik me valle dhe këngë folklorike ruan dhe kultivon traditën kombëtare shqiptare duke trashëguar përmes brezave të rinj.

Po ashtu nuk u harruan edhe më të vegjlit pra nxënësit e  shkollës fillore në Banjë të Sijarinës dhe Tupallë. Zymer Hajrullahu, një njeri i urtë dhe i dashur, me një vizion të qartë i cili dashurinë e tij ndaj vendit të lindjes e shndërroi në mision shoqëruar me punë dhe përkushtim ia doli të bëhet shembull i një aktivisti dhe veprimtari mbi të gjitha një HUMANISTI.

Të bashkohemi të gjithë se vetëm të bashkuar ia dalim për vendlindjen tonë”

Më datë 23 Qershor 2024 në stadionin Fully në Valais u mbajt turneu në futboll mes 34 ekipesh, adhuruesit  e sportit patën rastin të ndjekin lojë miqësore në futboll me që rast u ndan dhe çmime për ekipet fituese.

Shoqëria Kulturo Artistike “Medvegja” e cila vepron në kuadër të Shoqatës Humanitare Medvegja me seli në FULLY të Zvicrës nën udhëheqjen e kryetarit të SHHM z. Zymer Hajrullahu, e ftuar të merr pjesë në “Festën e Komuniteteve” e cila u mbajt sot më datë 07 Shtator 2024 në Fully, Zvicër.
Shoqëria Kulturo Arstistike Medvegja e cila drejtohet nga z. Sylejman Musliu përformoi në mesin e 40 ansambleve tjera.
Në këtë ngjarje Kulturo Arstistike mori pjesë edhe Shkëlqesia e tij Ambasadori i Kosovës në Zvicër z. Mentor Latifi. Suksese “SHKA Medvegja”.


SH.K.A “MEDVEGJA” gjatë provave!

Duhet përmendur edhe kryesin e SHHM me 11 antarë:

Kryetar, Zymer Hajrullahu,Nënkryetare Valbona Thaqi, Sekretare Selvije Namani, Arkatar Sabit Abazi, Zenullah Namani, Samir Neziri, Anëtar të kryesisë, Blerim Beha, Naim Osmani, Sylejman Musliu, Shaban Bislimi, Fadil Baftiu.

SHHM dhe SHKA Medvegja merr pjesë në Festën e Komkuniteteve në FULLY, ZVICËR

Në ngjarjen Kulturore “Festa e Komuniteteve” e cila u mbajt me datë 07 Shtator 2024 në qytetin Fully të Zvicrës mori pjesë edhe Shoqëria Kulturo Artistike “Medvegja” e cila vepron në kuadër të Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër nën udhëheqjen e Kryetarit të saj z. Zymer Hajrulahu.


Shoqëria Kulturore “Medvegja” e drejtuar nga z. Sylejman Musliu përformoi me valle në mesin e 40 Ansambleve tjera.
Në këtë ngjarje kulturore ishin të ftuar edhe Ambasadori i Kosovës në Zvicër Shkëlqesia e tij z. Mentor Latifi, Kryetarja e Komunës së Fully, ZNJ. Caroline Ancay, Kryetari i SHHM “Medvegja” z. Zymer Hajrullahu.
Të pranishmit u argëtuan me program tërë ditor artistik nga Shoqëritë pjesëmarrëse.


Kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja” z. Zymer Hajrullahu së bashku me Ambasadorin e Kosovës në Zvicër Shkëlqesinë e tij z. Mentor Latifi si dhe Kryetarja për Integrim të Ansambleve në Consej mbajtën takim me Kryetaren e Komunës së Fully znj. Caroline Ancay .
Takimi zgjati rreth 2 orë, pas takimit ngjarjen e hapi Kryetarja e Komunës së Fully e cila përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje.


Po ashtu me një fjalë rasti u paraqit edhe Ambasadori i Kosovës në Zvicër Shkëlqesia e tij z. Metor Latifi.


Fjala iu dha edhe Kryetarit të SHHM z. Zymer Hajrullahu i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit si dhe në fund fjalimi në shenjë mirënjohje ndau Monografinë e SHHM me mbi 33 vjet.


Krejt në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua dreka tradicionale Sofra e Medvegjës nga SHHM në Zvicër.

Zymer HAJRULLAHU, Anëtar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër. Kryetari i Shoqatës Humanitare ’’MEDVEGJA’’ në Zvicër. Afaristë i suksesshëm  në Zvicër dhe Veprimtar e  Humanist. I Ftuar Nderi, për të nderuar me praninë e Tij, në “Takimi i Madh i ANAMORAVËS”: Takim PanShqiptar- NdërBallkanik -EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, mbahet me 5 Tetor 2024, ora 10.00 e paraditës, në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center”, në Gjilan-Republika e Kosovës.

Shoqata Humanitare ‘Medvegja’ në Zvicër me kryetar z. Zymer HAJRULLAHU i plotëson dëshirën modeste plakut të mirë në fshatin Sijarinë, komuna e Medvegjës.

Shoqata Humanitare “Medvegja” në Zvicër me kryetar z. Zymer Hajrullahu nuk ka të ndalur!
Tradita vazhdon, të pa lodhur me kontributin human për vendlindjen.
Është e vetmja dritare e shqiptarëve të Medvegjës SHHM në ZVICËR me kryetar z. ZYMER HAJRULLAHU ndihmon familjen Aliu në Gjylekreshtë.

Shoqata humanitare “Medvegja” me seli në Zvicër, ndihmoi sot familjen e Agim Pajazitit nga Siarina – Medvegjë me rastin e hapjes së pusetës- bunarit për furnizim me ujë.
Agimi kishte filluar hapjen e pusetës, por mjetet e huazuara nuk i mjaftonin për përmbylljen e obligimeve ndaj punëkryesve, prandaj shoqata e ndihmoi në këtë drejtim.
Agimit dhe familjes së tij i dëshirojmë shëndet dhe mbarësi!

Shoqata Humanitare “MEDVEGJA” gjithmonë me zemër dhe mendje në Vendlindje!
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shoqata humanitare”Medvegja” me seli në Zvicër ndanë 800€ për nxënësit e komunës së Medvegjës.
Sot të gjithë nxënësve, nga klasa e parë fillore deri në vitin e katërt, ua përcollëm urimet e shoqatës dhe uruam festën!

Nxënësit e arsimit shqip në Medvegjë falënderuan shoqatën dhe bashkëvendasit duke u dëshiruar shëndet të mirë dhe begati për t’a dhe familjet e tyre!

Shëndet dhe mbarësi, gëzuar për shumë mote Zymer HAJRULLAHU, kryetar i ShHM.

Në 10 vjetorin e aktivitetit të saj, portali “Medvegja Sot”, ndanë:

Mirënjohje

…për kryetarin e Shoqatën Humanitare “MEDVEGJA” , me seli në Zvicër z. ZYMER HAJRULLAHU 

…në shenjë respekti dhe falënderimi për ndikimin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave shqipe te bashkatdhetarët në Zvicër. 

Si dhe për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme humanitare për bashkëvendësit tanë në Medvegjë dhe Kosovë, përfshirë edhe mbështetjen financiare dhënë portalit       “Medvegja Sot”.

Shtator 2024                                                              Redaksia, “MS”

Stafi realizues i portalit dhe kanalit informativ Medvegja Sot falenderon SHHM në Zvicër me kryetar z. Zymer Hajrullahu, për mundësinë dhe mbështetjen FINANCAT e dhënë për të qenë pjesë e manifestimit tradicional kulturoro-sportiv për tri vite.

Dje, më datë 29.09.2024 kryesia e Shoqatës Humanitare Medvegja mbledhjen e saj të zakonshme e filloi me një minutë heshtje në nderim të mësuesit, shkrimtarit, veprimtarit Shaban Abazi. 

Shaban Abazi ishte një bashkëpunëtor me shoqatën për shumë vite e në veçanti në kohërat më të vështira për Medvegjën si komandant I UÇPMB – ZO Medvegjë – ës. Kryetari i SHH Medvegja z. Zymer Hajrullahu, vlerësoi lartë angazhimin e tij në çështjen kombëtare, kulturore dhe humane, z. Hajrullahu ndër tjera kujton edhe ftesën e fundit që ia bëri Shaban Abazit. 
Shaban Abazi iku nga kjo botë më datë 28 Tetor 2024.  Emri dhe vepra e tij mbetet i gjallë gjithmonë! 
Ngushëllime Familjes ABAZI. ShH “Medvegja” Zymer Hajrullahu, Kryetar.

Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër mbështet PROTESTËN e cila do të mbahet më 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor në Medvegjë “KTHEMA ADRESËN”

“Unë si kryetar i Shoqatës Humanitare Medvegja Zymer Hajrullahu, në pajtim me kryesin jemi të përkushtuar në angazhimin tonë human, si dhe duke pasur parasysh padrejtësitë të cilat po zhvillohen ndaj vendlindjes tonë Medvegjë e në veçanti Pasivizimin e adresave, ne si SHHM e mbështesim fuqishëm Protestën e datës 3 Nëntor 2024” Zymer Hajrullahu, kryetar i Shoqatës Humanitare Medvegja me seli në Zvicër!

Të dilen më 17 nëntor 2024 Shoqëria Kulturore Artistike “Medvegja” me drejtor Sylejman Musliu, që vepron në kuadër të Shoqatës Humanitare Medvegja, ishte e ftuar nga sindikata UNIA në Sion, kantoni Valais ku u paraqit me këngë e valle. Në këtë manifestim u bashkëngjita edhe unë Zymer Hajrullahu, kryetar i ShHM së bashku me disa anëtarë të kryesisë e ku në mesin tonë kishte shumë bashkëvendës nga Medvegja.

………………….

Me datën 7 dhjetor 2024 Shoqata Humanitare “MEDVEGJA”, organizoi festën kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë, ku mblodhi qytetar nga e gjithë bota,  si çdo herë u bashkuan, festuan për disa orë u çmallën si në vendlindje.  

https://youtube.com/watch?v=uLSWzLxay1U%3Ffeature%3Doembed

Atmosferë e mrekullueshme për gjithë të pranishmit u përcoll nga artistët e mirënjohur Sefë Duraj dhe Lumnie Ramdani me sint: Avni Nezirit dhe Muhamet Selimi.

Kryetari i ShHM Zymer Hajrullahu, për tri vite dha mesazh uniteti, çka e dëshmon numri i madh në manifestime, puna humanitare si dhe ajo më e veçanta ruajtja e traditës, historisë dhe vlerave tona në veçanti nga krahina e Medvegjës dhe jo vetëm. 

https://youtube.com/watch?v=HxgVSBrdiag%3Ffeature%3Doembed

Me këtë rast Shoqëri Kulturore Artistike Medvegja u paraqit më një program artistik me disa valle dhe kengë të trevave të ndryshme me motive festive dhe epike, e udhëhequr nga drejtori i pa lodhur si kurdo e kudo Sylejman Musliu, shoqëri e cila vepron në kuadër të ShHM.  
SH.K.A. MEDVEGJA, është ambasadori më i mirë i kulturës dhe traditës të të parve tanë.

Me ritmin e këngës valles dhe harsë ishte ky manifestim modhështor, kontribut i jashtë zakonshëm i kryetarit dhe kryesisë së Shoqatës Humanitare Medvegja, ata tani dinë dhe japin më të mirën në organizim si dhe me kuzhin tradicionale e deri te ç’do detaj i organizimit.

Kryetari i ShHM z. Zymer Hajrullahu në fjalën e tij përshëndetse, tha se 28 nëntori është dita e të gjithë shqiptarëve, të bashkohemi të gjithë se vetëm të bashkuar ia dalim, Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen. 

Z. Mevlud Sinanin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit! 

https://youtube.com/watch?v=vG39rzCwZR8%3Ffeature%3Doembed

Sinani tha se është kënaqësi e veçantë që me ftesë të “Shoqatës Humanitare Medvegja”, në Valais të Zvicrës, sonte jam pjesëmarrës në organizimin për nder të festës së Flamurit tonë Kombëtar. 

Kjo shoqatë egziston me dakada dhe ka dhënë një kontribut shumë të madh për lirinë e Kosovës. Gjithashtu, vazhdon aktivitetin e saj humanitar për mirëqenien e shqiptarëve në trojet tona, me theks të veçantë në Medvegjë. 

Sinani para pranishmëve foli për punët dhe projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën.

Përveç fondeve që kemi nda viteve te kaluara, në këtë vit do të shpërndahen 1 milion euro për bujqësi, blegtori dhe bletari. Ndërsa për vitin e ardhshëm kemi parapa edhe 4 milionë të tjera për projekte të ndryshme që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së jetës për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.

Po ashtu rikujtoi edhe rëndësinë që mërgata të regjistrohet për votim jashtë Kosovës, dhe se afati i fundit për regjistrim është data 26 e këtij muaji. 

Portali MEDVEGJASOT. COM, ndoqi këto takime falë kryetarit Hajrullahu dhe kryesisë që na mundësojn dhe kontriobojnë çdo herë si mbështetës Gjeneral që ne të jemi prezen falënderojm kryetarin dhe gjithë kryesinë e ata janë: Kryetar, Zymer Hajrullahu,Nënkryetare Valbona Thaqi, Sekretare Selvije Namani, Arkatar Sabit Abazi, Zenullah Namani, Samir Neziri, Anëtar të kryesisë, Blerim Beha, Naim Osmani, Sylejman Musliu, Shaban Bislimi dhe Fadil Baftiu.

Darka e fundvitit 2024 nga kryesia e Shoqatës Humanitare MEDVEGJA

Po e përfundojmë këtë vit me një darkë të organizuar nga Shoqata Humanitare Medvegja , me q’rast i falenderojmë nga zemra gjithë kontribuesit për punën dhe angazhimin e tyre të pandalshëm dhe vullnetar. I falenderojmë poashtu gjithë sponzoruesit që finansuan dhe mundësuan organizimet e shkëlqyera të këtij viti.


Ne ju dëshirojmë shëndet, mirësi dhe mbarësi në familjet tuaja!”, thuhet në postimin e ShHM.
Gëzuar festat e fundvitit!

Me nderime, Kryesia e shoqatës. 
Salgesch, 20 dhjetor 2024