INTERVISTË E VEÇANTË ME Z. SAHIT SALIHU – 25 VITE NË SHËRBIM TË UDHTARËVE NË VIJËN PRISHTINË – MEDVEGJË

Në mesin e shumë tregimeve të jetës së përditshme, rrëfimi i z. Sahit Salihu nga fshati Banja e Sijarinës zë një vend të veçantë. Prej 25 vitesh pa ndërprerë, ai është i pranishëm çdo ditë në rrugën Prishtinë – Medvegjë, duke u bërë jo vetëm shofer taksie, por edhe shoqërues i besueshëm e mik i udhëtarëve të tij.

Sahit Salihu këtë punë e ka përjetuar gjithmonë si një mision. Me shumë krenari ai tregon se nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje, pavarësisht kushteve të vështira, motit, gjendjeve politike apo sfidave personale. Shpesh gjatë bisedës, zëri i tij dridhet e loti i del në sy, sepse për të kjo nuk është thjesht një punë – është mënyra më fisnike për të qenë pranë njerëzve dhe për t’u shërbyer atyre.

Ai rrëfen se ka transportuar gjenerata të tëra udhëtarësh: nga nxënës e studentë që nisnin shkollimin e tyre në Prishtinë, deri te familjet që shkonin në Medvegjë për vizita e për të parë vendlindjen. Në çdo rast, pasagjerët e tij kanë gjetur siguri, korrektësi dhe respekt.

Vërtetësi, transparencë, besnikëri dhe gjithmonë punë dinjitoze” – kështu e përshkruan ai parimin që e ka udhëhequr në jetë dhe punë. Për këtë arsye, shumë udhëtarë tashmë e konsiderojnë Sahitin jo vetëm si taksist, por si një pjesë të familjes së tyre.

Në një kohë kur besimi dhe korrektësia shpesh mungojnë, shembulli i tij mbetet një dëshmi se përkushtimi dhe ndershmëria janë ende vlera që mbajnë gjallë lidhjet njerëzore dhe shoqërore.

📞 Për të rezervuar udhëtimin tuaj, kontaktoni:

+383 44 777 507 – TAXI SAHITI

Punim i shkruar nga shkrimtari i shumë veprave të botuara, opinionist dhe autor i dy katalogëve mbi veshjen tradicionale të Medvegjës, si dhe i librave “Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj” – vëllimi 1 dhe 2, Rrahman Hyseni