Humanistja medvegjase në Zvicër znj. Valbona Neziri Thaqi, sot dërgoj për herën e tretë mbrenda disa muajve pako me veshmbathje kësaj here ishin për fëmijët e familjes Jaha në Medvegjë të cilët u gëzuan dhe falenderuan Valbonën, transmeton MedvegjaSot.com
Medvegjë, 22 dhjetor 2024
Gëzim dhe hare në fytyrat e fatosave Jaha në Medvegjë
Ripostim – Sot, më 12 Maj 2024 ishim në vizitë të familjes Jaha në Medvegjë.
Familja 5 anëtarëshe jeton në kushte të vështira ekonomike, prandaj fal vullnetit të mirë të bashkatdhetarëve tan të cilët çdo kontribut ia dedikojnë vendlindjes dhe familjeve në nevojë , edhe kësaj radhe një ndihmë e till nuk mungoi.
Pako me veshëmbathje për 3 fëmijët e familjes Jaha në vlerë prej mbi 700 Fr. u dërguan nga zonja Valbona Neziri-Thaqi e cila njëheritë është edhe Nënkryetare e Shoqatës Humanitare Medvegja me seli ne Zvicër.
Ky gjest human solli gëzim dhe hare në fytyrat e fatosave, me që rast kryefamiljari shprehu mirënjohje dhe falënderime për zonjën në fjalë si dhe neve si redaksi M.S.
Po ashtu vlen të theksohet si ndihmë urgjente për këtë familje është ndërhyrja në çatinë e shtëpis e cila është e dëmtuar dhe rezikon shëndetin e fëmijëve.
Kërkesë për ndihmë me pako veshëmbathjeje patëm edhe nga familje tjera, andaj bëjmë thirrje të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë familjet në nevojë që jetojnë në Medvegjë. /MedvegjaSot.com