Falënderojmë të gjithë bëmirësat dhe njerëzit me zemër të madhe që edhe këtë vit, ishim së bashku në shumë aktivitete dhe projekte në ndihma të ndryshme, që u përkrahen dhe ndihmuan gjatë vitit 2024.
Donatorët që ishin të ndryshëm si këtu në vendin tonë, ashtu edhe në Diasporë e deri në Amerikën e largët.
Edhe unë i falënderojë për bashkëpunimin dhe shumë familje të Kamenicës dhe Anamoravës që u ndihmuan, ne kurrë nuk i harrojmë që të lutemi tek Zoti i Gjithësisë që ti jep shëndet, bereqet e suksese të tjera dhe të shtohen bëmirësat edhe më shumë, kurse të zvogëlohen familjet me ndihmë sociale.
Falënderojmë edhe qendrën e Bereqetit në Prishtinë, që gjithmonë janë të gatshëm dhe me shumë vullnet, kemi kryer së bashku shumë aktivitete në bamirësi edhe këtë vit.


Një raportë i shkurtër, sepse kemi edhe shumë donator anonim.
- Pako ushqimore dhe higjienike 330 familjeve
 - Miell 2500 kg
 - Mish kurbani 3000 kg
 - Iftare 400 veta
 - Shujta të ngrohta ditore nga kuzhinat humanitare 50 here.
 - Bukë të gatshme 450 eu 3 familjeve
 - Ëmbëlsira – torte 10
 - Dhurata për festa 200 fëmijëve
 - Veshmbathje 300 personave
 - Shtëpi në ndërtim e sipër 1
 - Sigurim të trojeve 2
 - Renovim të shtëpive 2
 - Batanije dhe jorgana 50+ 50
 - Hapje e puseve (bunarëve) 7 familjeve
 - Medikamente (ilaçe, barna) 600 euro vlerë
 - Bursa mujore për disa student 1 vit
 - Pagesa e biletës mujore për nxënës 3 nxënësve
 - Lëndë për ngrohje (dru) 5 familjeve.
 - Stufa (shporet) 6 familjeve
 - Pagim të qirasë mujore 1 familje 1 vit.
 - Para të gatshme 5 familjeve
 - Ndihma për shërim në para të gatshme 2 personave
 - Mjete shkollore 50 femijeve.
 - Partneritet me organizata të tjera 3 shoqata.
 - Mjete për persona me nevoja të veçanta 2
 - Ndihmë për jetimë 12 jetimave.        
Xhemush Biçku, Koordinator i SH.H.BEREQETI- dega në Kamenicë. 


