Në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë është hapur ekspozita dokumentare “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”, e realizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Ekspozita paraqet gazeta, trakte, buletine dhe materiale të tjera të shtypit të fshehtë, të cilat dokumentojnë rezistencën e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1980–1999.


Në hapjen e ekspozitës folën drejtoresha e Institutit të Historisë, Teuta Peli, veprimtari i viteve të rezistencës Emrush Xhemajli dhe Dorina Daiu nga Instituti i Studimeve për Krime dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë. Ata vlerësuan rëndësinë historike të shtypit të fshehtë si mjet informimi, organizimi dhe ruajtjeje të idealit për liri.


Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët për një javë.
Shkruar nga Rrahman Hyseni

