BSC 2025 – MIKAELA LLALLA KRASNIQI: NEVOJA URGJENTE PËR PËRFAQËSIMIN E TË RINJVE SHQIPTARË TË LUGINËS NË VENDIMMARRJE

Në kuadër të Belgrade Security Conference (BSC) 2025, një prej forumeve më të rëndësishme rajonale për sigurinë, demokracinë dhe bashkëpunimin në Ballkan, u zhvillua edhe programi i dedikuar për të rinjtë BSC Young Leaders, ku morën pjesë 30 të rinj nga mbarë rajoni.

Konferenca e këtij viti, e organizuar nga Belgrade Centre for Security Policy (BCSP), u fokusua në temën kryesore “Pathways to Freedom”, duke trajtuar çështje kyçe si forcimi i demokracisë, sfidat rajonale, roli i të rinjve në transformimin shoqëror, si dhe dialogu e pajtimi mes komuniteteve.

Programi për të rinjtë përfshiu sesione interaktivetakime me vendimmarrësqasja në panelet kryesore dhe hapësira për të artikuluar vizionin e brezit të ri për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Mikaela Llalla Krasniqi, si pjesë e delegacionit “Young Leaders” nga Ballkani Perëndimor në BSC 2025, ngriti çështjen e përfaqësimit të të rinjve shqiptarë të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në proceset vendimmarrëse lokale dhe kombëtare. Ajo theksoi se të rinjtë duhet të kenë hapësirë të garantuar në tryezat dhe proceset e rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre, duke nënvizuar se zhvillimi demokratik nuk mund të arrihet pa përfshirjen e barabartë të të gjithëve.

Pjesëmarrja e saj u vlerësua lart, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së zërit të komuniteteve që shpesh mbeten jashtë vëmendjes institucionale, dhe duke sjellë në fokus nevojën për politika gjithëpërfshirëse për të rinjtë në rajon.

Transmeton MEDVEGJASOT.com