Me datë 25 tetor 2025, në ora 12:00, në Institutin Albanologjik të Kosovës në Prishtinë, u mbajt Veprimtaria Atdhetare me temën “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”, e organizuar nga Kuvendi Kombëtar Shqiptar – USHC, në bashkëpunim me organizatën “Shqiptaria”, Organizatat e Luftës në Kosovë dhe Familjet e Mëdha të Kosovës.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare morën pjesë përfaqësues të Shoqërisë Shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata, të cilët shprehën vullnetin e tyre të përbashkët për Bashkim Kombëtar Shqiptar. Moderatorja e veprimtarisë ishte Majlinda Shaqiri, ndërsa programi përfshiu pritjen e pjesëmarrësve, shpërndarjen e librit “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”, diskutime, fjalime dhe interpretime artistike. Në panelin drejtues morën pjesë personalitete të njohura si Ftohen në panelin drejtues Z. Dashamir Uruçi, KO i KKSH, z. Nijazi Gashi, përfaqësues i qytetarëve, intelektualëve dhe patriotëve të dëshmuar të shqiptarisë, z. Agim Krasniqi, përfaqësues i shoqërisë civile në Kosovë dhe anëtar i grupit përgatitor të librit “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”, z. Jakup Reka, KO i KKSH për Maqedoninë, znj. Zylfie Duraku, KO e KKSH për Malin e Zi, znj. Nurie Baduni, grupi i KKSH për Çamërinë, znj. Linda Shaqiri, grupi i KKSH për Kosovën Lindore, znj. Antoneta Nushi, KO i KKSH për mërgatën dhe znj. Lefteri Matkaj, koordinatore e KKSH për Greqinë, përfaqësues të KKSH nga trojet shqiptare dhe mërgata.


Veprimtaria filloi me Himnin Kombëtar, të cilin e udhëhoqi Majlinda Shaqiri, pasuar nga fjala e z. Dashamir Uruçi, kryetari i KKSH i cili në emër të përfaqësuesve të Shoqërisë Shqiptare dhe të KKSH shpalli publikisht dëshirën dhe vullnetin e popullit për Bashkim Kombëtar Shqiptar. Z. Nijazi Gashi lexoi Kërkesën e Popullit Shqiptar për Bashkim Kombëtar, drejtuar institucioneve ndërkombëtare, ndërsa z. Agim Krasniqi foli rreth përmbajtjes dhe rëndësisë së librit “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”. Veprimtaria u pasurua me përshëndetje nga personalitete të ndryshme të jetës kombëtare, si Jakup Reka, Prof. Dr. Hakif Bajrami, Prof. Rexhep Abazi dhe Ismet Azizi, të cilët theksuan rëndësinë e unitetit dhe bashkimit mbarëkombëtar. Artisti Xhevat Limani, anëtar nderi i Këshillit të Përgjithshëm Organizativ të KKSH përshëndeti të pranishmit me një poezi kushtuar atdheut, duke sjellë emocione të veçanta patriotike, ndërsa programi u mbyll nga znj. Lefteri Metkaj, koordinatore e KKSH për Greqinë, e cila falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët për përkushtimin e tyre në këtë ngjarje historike. Veprimtaria “Bashkimi Kombëtar Shqiptar” u zhvillua në një frymë uniteti e dashurie për atdheun, duke përcjellë mesazhin se bashkimi mbetet aspirata më e lartë e shqiptarëve kudo që janë. Edhe pse numri i pjesëmarrësve dhe i atyre që dëshironin ta përshëndesnin ishte shumë i madh, koha e kufizuar nuk lejoi përfshirjen e të gjithëve, gjë që tregon interesimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare shqiptare.
Shkruan Rrahman Hyseni

