Zymer Hajrullahu – Shembull i Humanizmit, Patriotizmit dhe Unitetit

Zymer Hajrullahu, kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës, është një njeri i urtë, i dashur dhe me vizion të qartë. Dashurinë e tij për vendlindjen – fshatin Sfircë, komuna Medvegjë – e ka shndërruar në mision, duke punuar me përkushtim dhe duke u bërë shembull i një aktivisti, veprimtari e mbi të gjitha një humanisti.

Si afarist i suksesshëm në qytetin Sion të Zvicrës, ku menaxhon biznesin familjar “Kafe Bar ZOONE” – vend takimi i rinisë shqiptare – ai ka gjetur forcën dhe kohën për t’u angazhuar në misione humanitare dhe patriotike.

Që nga marsi i vitit 2022, me shumicë votash, ai mori drejtimin e Shoqatës Humanitare “Medvegja”, e cila ka mbi 33 vjet veprimtari në shërbim të vendlindjes dhe atdheut. Nën udhëheqjen e tij, shoqata ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në menaxhim, organizim dhe profesionalizëm të aktiviteteve, si në vendlindje ashtu edhe në diasporë.

Në fjalimet e tij, të shkurtra por plot domethënie, ai ka përcjellë mesazhe të fuqishme, duke theksuar:

“Qëllimi dhe misioni i SHHMZ është humanizmi në radhë të parë, por kur është në pyetje çështja kombëtare, ajo na motivon – dhe në vendlindjen tonë Medvegjë do të flitet dhe këndohet shqip deri në shqiptarin e fundit.”

Gjatë mandatit të tij, janë organizuar shumë aktivitete kulturore, sportive dhe humanitare: 

Manifestime tradicionale në Zvicër, kushtuar mërgatës shqiptare, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, 28 Nëntorit dhe festave kombëtare. Takimet e Diasporës në Banjë të Sijarinës, ku bashkohen shqiptarë nga të gjitha trojet.

Ndihma humanitare për familjet në nevojë në komunën e Medvegjës dhe më gjerë – përfshirë ushqim, veshmbathje dhe mbështetje financiare.

Përkrahje për arsimin – si shembull,  për nxënësit shqiptarë të shkollave në Banjë të Sijarinës dhe Tupallë.

Puna e tij ka ruajtur e forcuar gjuhën, kulturën, historinë dhe traditat shqiptare, duke treguar se vetëm përmes bashkimit arrihet qëllimi.

Mesazhi i tij është i qartë:

“Të bashkohemi të gjithë, se vetëm të bashkuar ia dalim për vendlindjen tonë.”

Shoqata Humanitare “Medvegja” mbetet gjithmonë me zemër dhe mendje në vendlindje, ndërsa Zymer Hajrullahu është simbol i përkushtimit, unitetit dhe dashurisë së pakushtëzuar për tokën ku ka rrënjët.

Fjalë mirënjohjeje për Kryetarin e Shoqatës Humanitare “Medvegja”

Me respekt të veçantë e ndjej obligim moral të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të sinqertë për punën, përkushtimin dhe vizionin e Kryetarit të Shoqatës Humanitare “Medvegja”, z. Zymer Hajrullahu.

Që nga dita kur mori drejtimin e shoqatës, ai ka dëshmuar se është një njeri i fjalës, i veprës dhe i zemrës së madhe. Me maturi, mençuri dhe dashuri të pakushtëzuar për vendlindjen, ai ka ditur t’i bashkojë njerëzit rreth kauzës së shenjtë të humanizmit dhe ruajtjes së identitetit tonë kombëtar.

Nën udhëheqjen e tij, Shoqata Humanitare “Medvegja” ka treguar rezultate konkrete: ndihma të shumta për familjet në nevojë, mbështetje për arsimin shqip në Medvegjë, organizim të manifestimeve kulturore e sportive, dhe sidomos krijim të një fryme uniteti mes mërgatës dhe vendlindjes.

Zymer Hajrullahu është shembull i një lideri që punon në heshtje, por me vepra që flasin shumë. Ai nuk kursen kohë, energji e as resurse kur është fjala për çështjen kombëtare dhe për ndihmën ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë.

Si bashkëvendës dhe si njeri që e ndjek nga afër punën e tij, them me bindje se Zymer Hajrullahu e ka nderuar jo vetëm Shoqatën Humanitare “Medvegja”, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Faleminderit Kryetar për përkushtimin, humanizmin dhe shembullin që po jepni. Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj! 

Punim i shkruar nga shkrimtari i shumë veprave të botuara, opinionist dhe autor i dy katalogëve mbi veshjen tradicionale të Medvegjës, është edhe autor i librave “Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj” – vëllimi 1 dhe 2, Rrahman Hyseni.