Fshati që ruan gjallë identitetin dhe trashëgiminë shqiptare!
Gjylekreshtë, Medvegjë – gusht 2025 – Ju sjellim pamje të freskëta dhe të bukura drejtpërdrejt nga fshati Gjylekreshtë, një vendbanim i vogël, por me zemër të madhe shqiptare në komunën e Medvegjës.
Aktualisht, në këtë fshat jetojnë 13 familje shqiptare, ndërsa gjatë muajve të verës, numri i tyre rritet ndjeshëm falë rikthimit të mërgimtarëve dhe familjeve që vijnë për pushime dhe për të ruajtur lidhjen me vendlindjen.
Gjylekreshta është një fshat me histori të lashtë, traditë të pasur dhe kulturë që vazhdon të mbijetojë përkundër sfidave të kohës. Jetesa e banorëve të saj përfaqëson qëndresën dhe përkushtimin për të ruajtur gjuhën, zakonet dhe kujtimin e të parëve.
Për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë rreth historisë, kulturës dhe trashëgimisë së këtij vendbanimi, rekomandojmë leximin e monografisë së autorit Emrush Abaz Bojniku me titullin:
“Bojnikët nëpër shekuj”, një vepër që dokumenton me përkushtim rrënjët dhe zhvillimin e kësaj treve. /#MEDVEGJASOT.com