Nëna Metullahe – Zemra e Shtëpisë në Siarinë të Medvegjës

Në fshatin Siarinë të Medvegjës, në pragun e shtëpisë ku gjithmonë priste me mall e dashuri, sot qëndron e ulur nëna Metullahe, simbol i durimit, përkushtimit dhe dashurisë së pakushtëzuar për familjen.

Ajo derën e shtëpisë e mbante gjithmonë hapur për djemtë, mbesat dhe nipërit, që ktheheshin nga larg për ta gjetur ngrohtësinë e rrënjëve, bukën e shtëpisë dhe përqafimin e saj të butë. Sytë e saj prisnin, duart e saj mikpritnin, zemra e saj rrinte gjithmonë aty – në prag.

Nëna Metullahe përfaqëson atë brez të rrallë nënash shqiptare që i ruajtën shtëpitë në Medvegjë, edhe kur kohërat ishin të vështira, edhe kur largimet ishin të pashmangshme. Ajo është kujtim i gjallë dhe i gjallërimit, jetë që flet pa fjalë, në një heshtje të thellë e fisnike.

— transmeton #MEDVEGJASOT.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *