Adrenalin në maksimum në Kamenicë – Gara e Motocross-it 2025!
Shpejtësi, pluhur, motorë dhe adrenalinë e pastër! Kështu u përjetua atmosfera në Kamenicë, ku më 20 korrik 2025 u zhvillua me sukses gara emocionuese e Motocross-it, pjesë e programit “Kamenica Summer Fest 2025”.
Në pistën e përgatitur enkas për këtë aktivitet, garues nga Kosova, Maqedonia dhe më gjerë, sollën spektakël me lëvizjet e tyre të guximshme dhe garat dinamike që mbajtën publikun në ankth nga fillimi deri në fund.
Fituesit u shpërblyen me medalje, trofe dhe duartrokitjet e një publiku entuziast. Gara u karakterizua nga:
Pjesëmarrje masive e të rinjve,
Prani e diasporës dhe turistëve,
Atmosferë festive dhe muzikë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, u shpreh:
“Kamenica sot tregoi fytyrën e saj më të gjallë. Faleminderit të gjithëve që sollën këtë atmosferë fantastike. Urime garuesve dhe faleminderit bashkëpunëtorëve tanë nga Enduro Kamenica. Diasporë, bëhuni gati për të tjera surpriza gjatë verës!”
Gjatë mbrëmjes, festa vazhdoi me këngë, vallëzim dhe takime mes bashkëvendësve, duke e bërë këtë ngjarje jo vetëm sportive, por edhe kulturore e shoqërore.
Për foto dhe video nga gara, vizitoni: #MEDVEGJASOT.com
Motori ndalet, por emocionet mbesin!