Me vendimin e sotëm për ndarjen e 626,400 eurove për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë shumë më tepër sesa një akt financiar. Ka treguar se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk janë të vetmuar – janë pjesë e pandashme e kujdesit kombëtar, transmeton MEDVEGJASOT.com
Këto mjete janë të dedikuara për:
- 756 studentë shqiptarë nga 32 vendbanime, që ndjekin studimet.
- 97 fëmijë pa prindër ose me vetëm një prind janë përfshirë në mbështetje direkte.
Janë paraparë mjete të posaçme për 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐯𝐨𝐤𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐢𝐯𝐞𝐥 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫, që çështja e shqiptarëve të Luginës të mos jetë vetëm brengë lokale, por temë reale në tryezat evropiane të vendimmarrjes.
Ky vendim është:
• Investim në arsim dhe dije;
• Investim në dinjitet dhe barazi;
• Angazhim për të rinjtë që nuk duan të ikin, por të qëndrojnë, të ndërtojnë dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.
Në emër të shqiptarëve të Luginës, falënderoj sinqerisht Kryeministrin Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe gjithë Qeverinë e Republikës së Kosovës, që po e trajtojnë Luginën jo si periferi, por si pjesë të pandashme të përgjegjësisë sonë kombëtare, Shkruan Enkel Rexhepi Kryetar i KKSH.