Qeveria e Republikës së Kosovës premton mbështetje të bujqësisë në Luginën e Preshevës.
🌱 Bujqësia dhe blegtoria në komunën tonë, përveç që janë traditë, përbëjnë edhe një shtyllë të rëndësishme për ekonominë dhe mbijetesën e shumë familjeve.🌾🐄 Me këtë mbështetje, hapen gjithashtu mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, i cili mund të sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe të rrisë atraktivitetin e Luginës së Preshevës si destinacion turistik. 🌍🌿
Subvencionimi për bujqit dhe blegtorët nga Lugina e Preshevës është një hap domethënës në përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria e Kosovës po jep për ruajtjen dhe zhvillimin e potencialit tonë kombëtar. Kjo mbështetje nuk është vetëm ndihmë financiare, por edhe një nxitje për rritjen e kapaciteteve tona, duke përfshirë këtu edhe agroturizmin, i cili lidhet ngushtë me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.
🇽🇰 Z. Kryeministër Albin Kurti, ju falënderojmë që çdo ide dhe angazhim po e ktheni në veprime konkrete! 🙌 Faleminderit për gjithçka që po bëni për ne në Luginën e Preshevës! 💚
Një falënderim i veçantë shkon edhe për zv. Kryeministrin Besnik Bislimi për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po tregon në këtë drejtim. 🙏
Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë përkrahje të madhe, e cila jo vetëm që ndihmon bujqësinë dhe blegtorinë, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, duke rritur ekonominë lokale dhe promovuar potencialin e Luginës së Preshevës si një destinacion unik. 🤝🌍
Kështu ka bërë të ditur në llogarinë e vet në “Facebook”, Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.