Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, z, Navzad Lutfiu, ka njoftuar për protestën e radhës në Medvegjë, më 3 dhjetor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor. Për mijëra qytetarë të pasivizuar!
Në Medvegjë për të kërkuar drejtësi dhe kthimin e adresave të pasivizuara padrejtësisht! Nuk mund të lejojmë që qytetarët tanë të humbasin të drejtën e identitetit dhe vetekzistencës në vendin e tyre.
Kjo protestë është kundër diskriminimit dhe për t’i rikthyer çdo shqiptari të drejtën e tij për të jetuar dhe ekzistuar në vendlindje.
Mos hesht! Bashkohu për identitetin dhe dinjitetin tonë! Ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.