Nëpër rrugët e gurta dhe balta dikur,
si varg të kujtimeve të arta në vegjëli.
Ku këmbët më çonin, si erëra nëpër male të larta, Aty ndjeva për herë të parë aromën e jetës sime, Në çdo hap të vogël, gjej rrënjët e shpirtit tim, e tash veq mendime.
Përroi ka Yzbegu, që këndon me gjuhë të ujit e gurëve të ftohtë plotë fllad aty,
Kullotat e gjelbërta dhe bagëtit dikur, që flasin me qetësi e mendime tash plot.
Në rrugët tash me emra heronjësh, çdo kthesë dhe rrugicë është një stinë e veçantë.
Këtu ku toka dhe qielli më thërrasin në një shpresë të gjatë.
Në hijen e vjetër të pemëve, ndjeva përqafimin e natyrës, Dhe mbi shpatet e fushave, rruga ime u bë një pjesë e fuqisë së jetës.
Në udhët e mia larg, atje ka pendat sytë gjithnjë më kthehen mbrapa plotë gjallëri me dele dhe fëmijë.
Se Hogoshti më flet, më mban në zemër si një kujtim, ka sokaku n’gusht shpejtësi kalonim.
Nuk i harroj kurrë, këtë rrugë që më ndriçuan udhën e parë ka shkolla.
Ku çdo hap, ishte ëndërra e një dite të bardhë, kur ktheheshim ditën e enjëte me shokë në pazar.
Shikonim anash të radhitura për shitje gjithqka aty për blerje, e ne mendimet për pipin e Mikës dhe një embëlsirë te Gajruni sa kishim lakmi, dhe te furra dikur për një kifle si sheqeri në gojë me tu shkri…
Rrugët e vendlindjes sime dikur dhe sot, në çdo frymë më rrinë pranë me shumë këmbësor ka fusha dhe arat e gata,
Në Hogoshtin e dashur, lus Zotin, të jetojmë gjithmonë afër njëri tjetrit, e jo të përçarë.
11 tetor 2024
Xh. B