MS: INTERVISTË ME ABAZ ALIUN: KËNGËN POPULLORE E KEMI TRADITË FAMILJARE ! 

Abaz Aliu lindi në Tupallë – Medvegjë, Aliu këndoi si i ri dhe xhirimet e para i bëri gjatë vitit 1978/79 në Radiotelevizionin e Prishtinës.  Ai edhe sot merret me muzikë folklorike jeton dhe vepron në fshatin Hajvali të Prishtinës.

MEDVEGJASOT: Kur keni filluar të merreni me këngën?
ABAZ ALIU: Me këngën kam filluar të merrem rreth vitit 1978.!
MEDVEGJASOT: Këngën e keni trashëguar nga ndonjë i afërm, kush ishte ai?
ABAZ ALIU: Po dhe babi im është marrë me muzikë, ka ekzekutuar në instrumente frymore.
MEDVEGJASOT: Çka ju shtyri të bëhesh këngëtarë i muzikës folklorike?
ABAZ ALIU: Pa dyshim, dëshira e flaktë për këngën dhe inspirimi që e kisha nga babai.!
MEDVEGJASOT: Në cilin zhanër e keni gjetur veten, folklor, apo popullore?
ABAZ ALIU: Në të dyja ndihem mirë, sepse më flenë në shpirt.!
MEDVEGJASOT: A ka pasë në vendlindjen tuaj rapsod, kush ishin ata?
ABAZ ALIU: Po, në vendlindjen time ka pasë rapsod dhe ndër më të njohurit ishte Imer Emini.!
MEDVEGJASOT: Me kënd ke bashkëpunuar, me cilin këngëtarë ose grup? 

ABAZ ALIU: Përveç me grupin tim ‘’HAJVALIA” kam bashkëpunuar   edhe me grupin “ Sevdalite” për disa vite në ahengje dhe mbrëmje të ndryshme gjithashtu dhe më këngëtar e kohës Jakup e Demir Krasniqin dhe Shaip Berishën dhe shumë rapsod tjerë të kohës.! 
MEDVEGJASOT: A të kujtohet, cilën këngë e ke mësuar për herë të parë?
ABAZ ALIU: Një ndër këngët e para ishte kënga e Hasn Fazlis.!
MEDVEGJASOT: A të kujtohet dasma e parë, ku, dhe me kënd ke kënduar?
ABAZ ALIU: Në fshatin Kërpimeh të Podujevës në fund të vitit 1978, së bashku me grupin tim ‘’HAJVALIA’’
MEDVEGJASOT: Në cilën shoqëri artistike ke marrë pjes?
ABAZ ALIU: Kam marrë pjesë në SH.K.A. ‘’MINATORI I RI’’Malësia e Gollakut-Hajvali, SH.K.A. “SHKENDIJA- HAJVALI” ku edhe kam qenë kryetar i shoqërisë për disa vite me radhë .!
MEDVEGJASOT: Shpërblimet e tua, cilat ishin ato?
ABAZ ALIU: Jam shpërblyer me vendin e parë në mesin e shoqërive të ish Jugosllavisë, në qytetin Vërnjaçkabanja të Serbisë, pastaj në Festivalin ‘’Takimet e punëtorëve të ish Jugosllavisë’’ në Novi Pazar ku jemi shpërblyer me vendin e parë, si grupi që përfaqësuam Kosovën, por kam edhe shpërblime të tjera në vazhdimësi.!

MEDVEGJASOT:Cilën nga këngët e juaja e keni më së shumti në shpirt?
ABAZ ALIU: Këngën për ‘’Minatorët’’ e cila bëri jehonë të madhe në RTP dhe RP.!
MEDVEGJASOT: Si e ndjen veten kur je pran publikut?
ABAZ ALIU: Shumë mirë, sepse artisti është me vlerë dhe duke qenë vazhdimisht nën mbështetjen e publikut, padëshim të bën të ndjehesh mirë.!
MEDVEGJASOT: Mund të na rrëfeni ndonjë ngjarje interesante gjatë programeve kulturore?
ABAZ ALIU: Gjatë gjithë karrierës time Brenda dhe jashtë vendit, gjithmonë kemi qenë të mirëpritur nga publiku artdashës dhe e kam shumë të vështirë të veçoj ndonjë rast, por unë thellësisht u jam mirënjohës popullit që në mbështetjen që i bënë ç’do artisti, pa dallim, ashtu sikur mua dhe grupit tim.!
MEDVEGJASOT: Cili është programi më i mirë jashtë atdheut?
ABAZ ALIU: Më kujtohet një program për vitin e ri, ku ishim të ftuar në Frankfurt të Gjermanisë, duke ndarë çaste gëzimi të paharruara me të gjithë bashkatdhetarët tanë.!
MEDVEGJASOT: Sa këngë i keni incizuar në RTP-RTK?
ABAZ ALIU: Për ti përfshirë të gjitha RTP, RP, RTK, për kanalin tuaj MEDVEGJASOT – “MS” Gëzuar, 2000, 2021, 2022, 2023, 2024, 2025,  si dhe RTV-tjera, kemi të regjistruara diku rreth 100 këngë, solo dhe me grupin tim ‘’Hajvalia’’. Ndaras nga vitet e 80-ta e deri më sot, kemi diku 15 emisione, siç ishin atëherë ‘’Bujku’’, ‘’Gurra popullore’’etj, por të jem i sinqertë, ka edhe incizime nëpër TV-tjera lokale, si dhe shumë këngë nëpër audiokaseta të incizuara në oda, me producent të ndryshëm, që ishin trend i kohës.!


MEDVEGJASOT: Si krijues, sa këngë janë në veprimtarinë tuaj?
ABAZ ALIU: Nga vitet e 80-90-tat, unë së bashku me grupin t’im ‘’Hajvalia’’ kemi krijuar 50-60 tekste dhe melodi të shkruara dhe kompozuara nge ne.!
MEDVEGJASOT: Sa albume i keni deri më tani dhe si titullohen ato?
ABAZ ALIU: Deri më sot i kemi të realizuara 8 albume dhe një është në përfundim me këngë popullore dasmash. Nga gjithë këto tri albume janë të mia solo dhe 5 tjerat janë me grupet, shumica këngë folklorike si: ‘’Moj Kosovë mriz me zana’’, ‘’Këngë popullore’’, ‘’Këngë dasmash’’, ‘’Për Ty Këndoj’’, “ Këngë Të Zgjedhura”,etj.!
MEDVEGJASOT: Sa këngë i njeh tekstualisht dhe melodike në repertorin tuaj?
ABAZ ALIU: Diku deri 350-400 këngë .!
MEDVEGJASOT: A mund të thuash, a është zbehur sadopak kënga folklorike -popullore?ABAZ ALIU: Mund të thuhet se është zbehur pak, por gëzon fakti se TV-të tona, tani kanë filluar t’i japin hapësirë pak më tepër trashëgimisë popullore, por jo të gjitha mjerisht. Kam besim se do zërë vend dhe hapësirë edhe më shumë në të ardhmen, kurse kënga popullore ka hapësirë të mjaftueshme, por mund të jetë edhe më mirë.!

https://youtu.be/xS-orqXeov4?si=axmsKw00Egh7C7hD

https://youtu.be/xS-orqXeov4?si=axmsKw00Egh7C7hD

MEDVEGJASOT: Mesazhi juaj brezave  të tashëm për këngën shqipe?
ABAZ ALIU: Mesazhi Im është që përmes këngës folklorike-popullore ta ruajmë traditën dhe kulturën tonë nëpër shekuj si pasurinë më të çmuar të kulturës tonë të begatë.!