Pas një nate të paharrueshme në Prishtinë, Dua Lipa ka ndarë emocionet me ndjekësit e saj, duke falënderuar me zemër të gjithë ata që e bënë këtë përvojë kaq të veçantë.
“Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me kaq shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN — dhe ta shohësh të marrë jetë në këtë mënyrë është përtej çdo ëndrre që kam pasur,” – shkruan ajo në Instagram.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte performanca në skenë bashkë me babanë e saj, Dukagjin Lipën, një kujtim i çmuar për të dhe një emocion i madh për publikun.
“Të performoj për ju, dhe të ndaj skenën me babin tim @dukagjinlipa, ishte një moment që s’do ta harroj kurrë. Ndihem jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse,” shton këngëtarja shqiptare me famë botërore.
Sunny Hill Festival, i lindur nga dashuria për Prishtinën dhe nga vizioni i familjes Lipa, është tashmë një realitet ndërkombëtar që mbledh emra të mëdhenj të muzikës dhe mijëra fansa nga e gjithë bota.
“Dhe ende kemi edhe dy netë të tjera për të festuar së bashku!! JU DUA me krejt zemrën ❤️,” përfundon ajo postimin e saj.
Për më shumë nga festivali dhe magjia e netëve në Prishtinë – vizitoni: MEDVEGJASOT.com
#DuaLipa #SunnyHillFestival #Prishtine #Muzikë #DashuriPërVendlindjen #MEDVEGJASOT #Koncert #KrenariShqiptare