Njëmbëdhjetë muaj nga hapja e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar. Për njëmbëdhjetë muaj arritëm të përfundojmë shumë projekte të financuara nga njerëzit tanë nga jashtë dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar nga Bujanoci.
Siç e dini, edhe para hapjes së zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar, u organizua një kurs online falas i gjuhës shqipe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar i Bujanocit, kursin e udhëhoqi mësuesja dhe heroina jonë e mrekullueshme ( me fjalë të vërteta), zonja Nerminë Aliji Ademi, e cila pa u menduar pranoi t’i mësonte fëmijët e Sanxhakut falas.
Projektet që u organizuan janë:
-Shpërndarja e dhuratave të Vitit të Ri për fëmijët e Sanxhakut, ku shpërndamë rreth 100 dhurata për Vitin e Ri.
Një nga projektet më të mëdha të zyrës është sofra e Sanxhakut, të cilën e organizuam me ndihmën e donatorëve tanë nga mbarë bota, Sanxhaku dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar nga Bujanoci.
Projekti i tretë është një vizitë nëpër familjet e Sanxhakut me kryetarin e këshillit nga Bujanoci, z. Nevzad Lutfiu.
-Projekti i katërt është shpërndarja e dhuratave të Bajramit për fëmijët e Sanxhakut.
-Projekti i pestë ishte një mbledhje e të rinjve të Sanxhakut në zyrë dhe duke parë filmat “Zgjoi” dhe “Shkolla e maleve”.
-Projekti i gjashtë ishte promovimi i librit të parë shqip në Sanxhak pas 120 vitesh, “Mulla Mumin efendi Halidi gjyqtar sheriatik i Novi Pazarit” i shkrimtar z. Fejzulla Arifi.
-Projekti i shtatë i zyrës është kursi i gjuhës shqipe.
-Projekti i tetë është ekspozita e pikturave të vjetra të Sanxhakut në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar.
-Projekti i nëntë Shpërndarja e 50 çantave shkollore për fëmijët në Sanxhak për vitin e ri shkollor nga Këshilli Kombëtar Shqiptar nga Bujanoci.
-Projekti i dhjetë do të realizohet në muajin tonë të shenjtë dhe ditën e shenjtë, 28 Nëntor, dhe është një ekspozitë e veshjeve të vjetra tradicionale shqiptare.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë donatorët që na ndihmuan në organizimin e gjithë kësaj dhe jam krenar për veten time që çdo para i kam marrë me besim dhe i kam shpenzuar me besim për realizimin e projekteve që do të ndihmojnë zyrën tonë dhe Kombin. Për sa kohë që unë drejtoj këtë zyrë, dijeni se asnjë cent nuk do të shpenzohet për jetën private, por vetëm për zyrën dhe Kombin.
Sa të jem këtu, kombi shqiptar në Sanxhak nuk do të ndalet, por unë do të luftoj për ta ngritur kombin tim në krye sepse e kam obligim edhe nga vetja, edhe nga luftëtarët tanë heroikë që ranë dëshmorë për vendin dhe kombin tonë.
Me respekt,
Kryetarja e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar, AMINA NURAJ🇦🇱