AKADEMI – PLLAK PËRKUJTIMORE NË NDER TË JETËS DHE VEPRËS SË PROFESORIT DHE VEPRIMTARIT SHABAN ABAZI

Në një vjetorin e ikjes në amshim të pishtarit të lirisë dhe dijes profesorit Shaban Abazi nga Medvegja u organizua  Akademia  Përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së tij të ndritur për kontributin e dhënë në luftë dhe liri.

Akademia Përkujtimore u mbajt më datë 03 Tetor 2024 me fillim nga ora 11:00 në Amfiteatrin e shkollës profesionale ‘’Hoxhë Kadri Prishtina’’ në Fushë Kosovë, në të cilën  i ndjeri ishte pjesë e stafit arsimor si profesor i lëndëve ekonomike për 20 vjet rresht.

Në Akademi Përkujtimore  morën pjesë familjar, koleg, ish koleg, nxënës, ish nxënës, si dhe përfaqësues nga DA-Fushë Kosovë.

Nën tingujt e intonimit të himtit Kombëtar dhe atij Shtetëror u hap Akademia Përkujtimore, për të vazhduar me 1 minut heshtje në nderim të veprimtarisë së bujshme të ndjerit  Shaban Abazi.

Figura e tij u vlerësua lartë nga të gjithë të pranishmit.

Në fjalën e hapjes profesor z. Hajredin Kabashi shprehu fjalë miradie dhe vlerësoi lartë veprimtarinë e profesorit të ndjer Shaban Abazi duke veçuar kontributin e tij dhënë në luftë si pjesëtar i UÇK-së si dhe kontributin e tij dhënë në liri në edukimin dhe arsimin e brezave.

Në fjalën e tij drejtori i shkollës së mesme profesionale  “Hoxhë Kadri Prishtina” në Fushë Kosovë z. Ukshin Uka theksoi punën dhe angazhimin e tij profesional si një bashkëpunëtor me vlera dhe cilësi të larta njerzore dhe profesionale. Ai ndër tjera tha “Le të angazhohemi në vlerat që na la ai “.

Në këtë Akademi Përkujtimore mori pjesë edhe përfaqësuesi nga Drejtoria e Arsimit Fushë Kosovë z. Fatlum Berisha i cili në fjalën e tij ndër tjera theksoi se figura e të ndjerit profesor Shaban Abazi është vlerë e shtuar për kombin dhe Komunën e Fushë Kosovës.

Profesori nga Medvegja z. Gani Krasniqi shpalosi kujtime nga jeta e të ndjerit Shaban Abazi, duke ngritur lartë figurën e tij në përmbushjen e idealit të tij kombëtar.

Ai po ashtu shprehu ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që patën rastin ta njohin.

Se Shabani ishte njeri i urtë i qetë me mendje të mprehtë, i ndritur, me një fjalë i lindur modest por me vlera të larta humane, këtë e vërteton edhe kontributi i tij dhënë në luftën  çlirimtare i cili me pushkë në dorë vrapoi drejt idealit të tij në çlirim të ardheut.

Si bashkëluftëtar i UÇK-së evakon kujtime shoku i tij z. Jakup Ismajli i cili ndër tjera tha se ndihet krenar që njohu një njeri si Shabani, i kompletuar me të gjitha virtytet.

Kujtime dhe vlerësime për veprimtarin e tij të ndritur si profesor shkolle profesionale  i lëndëve ekonomike në Fushë Kosovë,  dhe si kontribuues i dijes për brezat e rinj me botimin e 2 librave profesionale në fushën  e kontabilitetit, foli edhe kolegu i të ndjerit  Abazi, profesori z. Arif Zogjani i cili shpalosi kujtime dhe vlerësime për figurën e profesor Abazit.

Nxënësja Vesa Mala e kujton profesorin e saj të ndjerë si një pishtar drite në dhënien e dijes profesionale si dhe bashkëpunëtor të mirëfilltë në raport me nxënësitë.

I biri i profesor Abazit, z. Edon Abazi shprehu mirënjohje dhe falënderime për të gjithë të pranishmit si dhe shprehu nostalgji kujtimesh për figurën e prindit duke theksuar se ndihet krenar me veprimtarin e tij si dhe vlerësimet e dhëna nga të pranishmit.

Bashkëshortja znj. Drita Abazi një grua e fortë, bashkudhëtari i jetës së tij, është  ajo e cila i qëndroi afër në çdo sfidë si në luftë ashtu edhe në liri. Ajo shprehu para të pranishmëve fjalë shpirti, bashkëbisedim me të ndjerin profesor  Shaban Abazi.

Krejt në fund u zbulua edhe pllaka përkujtimore e profesor Shaban Abazi tek varrezat e Zllatarit – Matiçan.

Veprimtaria e tij është thesar i çmuar për kombin shqiptar!

Të ndjekim rrugën hapave të tij në të mirë të atdheut!

Fushë Kosovë, 03 Tetor 2024

Nga Linda Shaqiri, Gazetare dhe mloderatore, M.S.