LAMTUMIRË MIKU YNË I SHTRENJTË, SHABAN ABAZI – SFIRCA (1960 – 2024) 

Me datën 28 shtator 2024 i pikëlluar thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta e mikut tim të shtrenjët  Shaban Abazi.  Ati ju dha lamtumira e fundit me datën 30 shtator 2024 në ora 16:00 në varrezat e fshatit Zllatar – Matiçan. 

Shaban Abazi lindi në fshatin Sfircë më 28.05.1960 – 28.09.2024. Në kohërat më të vështira për Medvegjën Shabani ishte krah në krye të detyrës me pushkë në dorë në mbrojtje të vendit të vet bashkë me shokë.

Si pjesëtar dhe komandant i UÇPMB-së, i plagosur në luftë në mbrojte të vendit të vet, pishtar drite në liri, një humanist i vërtetë për mbarë kombin dhe shqiptarinë!

Duke i dërguar ngushëllime të përzemërta familjes ABAZI ! Emri dhe vepra e tij mbetet i gjallë gjithmonë! 

Në fëmijëri i dalluar, më vonë mësues i dashur, humanist, zemërbujar, veprimtar i çështjes kombëtare, luftëtar e poet, Komandant i UÇPMB-ës Zona Operative Medvegjë-ës  kontribues i paqes, këngëtar dhe instrumentalist i këngës shqipe, autor i 10 librave, mjeshtër i madh i çiftelisë, i lindur dhe i rritur në Sfircë të Medvegjës. Pasi aty kushtet ishin të vështira edhe për shkollim, migroi në Prishtinë, profesor i gjuhës shqipe, i cili punoi përkohësisht në Kazakistan. Aty ku i pushoj s’rrahuri zemra që Lindi për të mos vdekur kurrë.

MË SHUMË PËR VEPRAT E SHABAN ABAZIT

Preokupimet e poetit janë qëndresa, stoicizmi dhe atdhedashuria, të cilat i flejnë në palcë. Brengë e Abazit janë edhe plagët e pashëruara të luftës së fundit bashkë me vërragët që ajo la pas. Abazi trajton edhe plagën shekullore, siluetën e cila e përcoll me shekuj kombin tonë, qëndiset nëpër histori si e pamëshirë ndaj nesh e kjo plagë është kurbeti të cilat ai i shtjellon me një mjeshtëri të mprehtë artistike.

Autori gjithashtu trajton edhe tema të ndryshme sociale të cilat e preokupojnë edhe realitetin aktual. Pena e Abazit ndërton mjeshtërisht fortesën enigmatike të shprehjes së fjalës artistike. Disa poezi të Abazit shembëllejnë si fragmente ditari, të shkruara me vargje dhe mendime të skalitura bukur, që lënë impresione të forta të lexuesit. 

E veçanta e poezive të vëllimeve nga ky autor është gjuha dhe stili, përdorimi i figurave të ndryshme letrare, siç janë: epitetet, metaforat, krahasimet dhe metri e rimimi i vargjeve. Pra, vargu, fjala, fryma dhe të shprehurit poetik janë veçoritë kryesore që veprës ia shtojnë vlerën. Ne përmes këtyre vargjeve, do të mund të futemi brenda botës krijuese, duke e dëshifruar si botën poetike ashtu edhe atë njerëzore.

Nga veprat e autorit Shaban Abazi dhe nga vetë titujt, kuptojmë “Mall mërgimtari”, ku kjo është një dhimbje, e pëcjellur me shumë mall. Poezitë e tij i shquan mendimi, ritmi dhe rima, elemente të mjaftueshme që ua shtojnë vlerën artistike. “Harabeli i uritur” një uri jona, jo vetëm te harabeli që nga kohërat që u lind dhe u rrit.

Edhe libri “Bilbil mos hesht”, jep një mesazh të qartë. Ai të merr në gjirin e tij me vargjet e skalitura për mrekulli.

Në vëllimin “200 anekdotat e Nasradin Hoxhës”, po ashtu në librin me titull ‘Molla e kuqe”, hasim shkrime interesante, me një vlerë të madhe letare. Autori shkruan edhe në vëllimin me titull “Meselet e Hasanovitëve”, të cilat edhe sot fliten e përcillen me një dashamirësi të madhe. Ishin mesele për kohën të paharruara.

Edhe në librin “Pikë e pesë”, vetë titulli i librit të jep të kuptosh se jemi të ndarë nga familja, shoqëria, vendlindja, thjesht, nga shumë gjëra që i duam, por nuk i kemi afër.

Te libri monografik “Nëna e madhe” do të ndalem më gjatë, pasi ky libër më shtyu ta lexoj jo më pak se tri herë dhe pikërisht pse libri flet për një nënë. Nënë Havën, autori e quan nëna e madhe, e cila ishte një nënë më shumë se burrë e më shumë se grua, më e mençur, e pashoqe, një malësore mbretëreshë, ku u mbijetoi vujatjeve, skamjes, e cila që nga fëmijëria shquhej si një vajzë e guximshme, e interesuar të dijë për të gjitha sferat e jetës. Libri përmban një histori të një gruaje, që mund ta lexosh mbi pesë herë dhe të mos ndalesh së lexuari. Pikërisht për këtë edhe unë u ndala te ky libër që flet për një nënë, që dha shumë nga vetja me një zemër të madhe humane, e gurtë dhe e çeliktë përballë sfidave, në të cilat ajo jetoi që nga fëmijëria.

Librin e nëntë “Tregime për fëmijë”, autori me dashuri i shkruan edhe më të dashurve tanë, fëmijëve. Në këtë libër poeti Abazi shquhet për poezi të bukura, me mesazhe të qarta që na përcjellin përmes mendimesh të mbështjella dhe që i përmbledh me pak fjalë, gjë që edhe ia arrin kësaj pune me sukses.

Libri i vlerave të UÇPMB-së “E vërteta e një lufte-UÇPMB”, është vëllimi i dhjetë nga Shaban Abazi. Në këtë mënyrë, njeriu me anën e së vërtetës shtron dhe zgjidh probleme të cilat i dalin në jetë gjatë historisë dhe përpiqet t’i shohë këto probleme në poliedricitetin e tyre, të depërtojë në thellësinë e tyre, t’i ndriçojë nga të gjitha ato anë që paraqesin interes. Pra, tematika e autorit Abazi është e gjerë dhe e larmishme. Ajo përfshin: atdheun, vend- lindjen, lirinë, dinjitetin trimërinë, besën, punën dhe qëndrimin ndaj saj, disiplinën në punë, kursimin, miqësinë dhe bashkimin, bujarinë, mirësinë, mirënjohjen, drejtësinë, ndershmërinë, të vërtetën, sinqeritetin, aftësinë dhe mençurinë, maturinë, masën, kujdesin, mirëbesimin, fjalën dhe veprën, aftësimin mendor dhe pajisjen me njohuri, urtësinë, fjalën e ëmbël, thjeshtësinë, diturinë, përvojën, edukatën, traditën, sjelljen dhe veprimet, jetën e opti- mizmin, njeriun, mjedisin dhe individin, kolektivin, rininë dhe pleqërinë, zhvillimin, familjen, farefisin, fqinjësinë, mënyrën e jetesës, mjetet materiale, njeriun, mjeshtëritë, motin, gjendjet, marrëdhëniet klasore, shtetin, politikën, fenë, klerin, psikologjinë.

Shkruan: Rrahman Hyseni, shkrimtar

CIKËL POEZISH NGA SHABAN ABAZI

MËRGIMTARI

“Të lutem nga zemra
Ndryshe mos më thirr.
Shqiptar unë jam.
Me mbiemër Ilir.

Ku do që të jesh
Të ndihesh krenar
A kush do të pyet
Thuaj që je shqiptar.

Gjaku nuk bëhet ujë
Të vjetrit kanë thënë.
Kombin dhe traditat
Anash s`bën me i lënë.

Edhe kur të vdes
Edhe sa t`jam gjallë
Ma shkruani te varri
Ky ishte SHQIPTAR.

@Shaban ABAZI. Mërgimtari –Kazakistan 2022.”

NËNËS

Nënë e dashur ku me je ?
Je e gjallë,apo në dhe.
Lamtumirën kur ta thash,
N`Sfircën time unë të lash.

Të lash Nënë tek dera e madhe.
Me buzë n`vaj e me lot në faqe.
Lotin Nënë e kujtoi çdo ditë.
Vaji i Yt më vret në shpirt.

Derën e madhe Nënë e kujtoi.
E shohë ëndërr s`mund ta kaloi.
A je Nënë ende tek dera.
Të lutem hape të hy brenda.

E madhe ishte dikur dera.
Me familje kur unë dola.
Tani dera më ka humb mua.
Me ka mbet ëndërr për ta ëndërrua.

Ah moj Nënë që shumë të dua.
Ulu n`prag të derës ,më vajto mua.
Me vajto mua Nënë të mjerin.
Vaj i Yt ma qetëson shpirtin.

Vajtomë Nënë që kur linda .
Pse kështu na qenka jeta.!?
Të gjitha t`mirat mi kujto.
Një nga një mos i harro.

Vajtomë me shpirt Nënë mua.
Dheu i huaj më ka rëndua.
Vajin tënd Nënë e dëgjoi.
Mos mendo që të harroi.

Kështu e paska dera e shtëpisë.
Lehte me dalë e me braktisë.
Vështir Nënë na qenka kthimi.
Nga kjo rruge e mërgimit.

Tash moj Nënë më dëgjo mua.
Dëgjo djalin duke vajtua.
Vaji im nga ky migrim.
Është mbush thellë në shpirtin tim.

Të fala ke Nënë nga djali.
Që kurrë npërqafim ai stë mori.
Më pyet djali për çdo natë .!
Pse aq shume baba po qanë.?

Unë o bir e kam një nënë.
Në vetmi ate e kam lënë.
E kujtoi për çdo natë.
Nënë ma tmirë ska në Botë.

Shaban Abazi 05,03,2016.

28 NËNTORI- Urime festa kudo që jeni.

Sa herë që vjen kjo datë historike.
E kujtoi me mall Vlorën heroike.
E kujtoi popullin veshur kuq e zi
E kujtoi Shqipërinë me Pavarësi.

Plakun e kombit me mjekër të bardhë.
Ismail Qemalin ëmbël duke fol.
Urime vëllezër Pavarësia.
Që nga sot është e lirë Shqipëria.

E kujtoi motrën e madhe Marigonë.
Që thuri shqiponjën n`flamur me gjilpërë.
Pritje e madhe që ju be një trimi.
Nga Kosova kur erdhi Isa Boletini.

Kënga dhe vallja që u festua në Vlorë.
U dëgjua larg, Amerikë e Evropë.
I kujtoi fjalët e arta nga plaku.
“Qofshi të bekuar or trimat e kombit”.

Nëntori sot me datën 28.
E bashkon kombin kudo në botë.
Flamuri me shqiponjë na tregon.
Jemi shqiptar, jem një Komb.

Të duam Shqipëri o Nënë e madhe.
Me Ty sot jemi krenar-e.
Mos harro viset tjera shqiptare.
Na bashko në Shqipëri të madhe.

Rruga e Kombit Shqipëri-Kosovë.
Të vazhdoi në këtë nëntor.
T`na lidhë Luginën me Çamëri.
Medvegjë,Plavë e Guci.
Kumanovë,Prishtinë e Shkup.
Jem një Komb,jem një trung.

Shaban Abazi 2023. Astana – Kazakistan

MOLLË E KUQE

Mollë e kuqe, mollë e shenjtë
Ku e ke trungun, ku i ke rrënjët?
Ngjyrën e kuqe ku ma ke
A qëndron ende mbi dhe?

‘Rrënjët unë ende i mbaj
S’kam mundësi të lulëzoj,
Më ka humbur diku trungu
Rrënjët dikush m’i lëkundi.

Dikur herët kam lulëzuar
Shumë miq unë kam takuar,
Kam ushqyer shumë kalimtarë
Trima të pushkës dhe atdhetarë.

E kam mbajtur shtizën e flamurit
Ma hijeshonte ai mua trungun,
Ngjyrën e kuqe që unë kam
E mora nga Flamuri Kombëtar.

Kur iku populli me flamur
Të gjithë i gostita me nga një mollë,
Më premtuan se prapë do kthehen
Të mos mërzitem që mbeta vetëm.

Unë e fortë shumë qëndrova
Popullin mirë e kuptova,
Nuk më lanë që s’i gostita
Por nga luftërat e nga frika.

E kujtoj unë gjyshin tim
Kur më tregonte për historinë,
Merrte në dorë një mollë të kuqe
Me vaj në buzë më shpjegonte.

“Ja biro, e sheh këtë mollë!
Kjo për ne është simbol,
Ngjyrën e kuqe që kjo mban.
E ka nga gjaku i trimave shqiptarë’.

Atje te Nishi kur luftuam
Me dhunë shkau u dëbuam,
Na dëbuan nga trojet tona
Mu atje është ende ajo molla.

Mos harro e mbaje në kokë
Edhe atje është Kosovë,
Është Kosova tani Lindore.
Deri te rrënjët e kësaj molle’.


Shaban Abazi -Kazakistan 2023

MEDVEGJA FLET

Shumë do kohë më gëzuat.
Kurrë në jetë sme zemëruat.

Tash më ikët sflitet shqip
Unë nuk di të flas sllavisht

Bashkë ruajtëm gjuhë e kulturë.
Nga torturat s`u mposhtem kurrë.
Ato bjeshkë që unë kam .
Më ankohen për çdo natë

Ku janë populli ku kanë metë.
Që nga Sfirca e deri n`Kapit
Dhe Tupalla bashkë me Troje
Mbet pa popull, e pa valle.

Sijarina me Gërbac.
Nuk takohen tek xhamia bashkë.
Llapashtica kufitare.
Mbet pa popull u zhdukën fare.

Shkollat n`fshat që u shkolluat.
I braktisët i harruat.
Arat dikur plot me grurë
Therë e manë ato janë mbushë.

Dhe varrezat e të parëve.
Janë mbush manë edhe male.
Drutë e bjeshkës filluan t`kalben
Nuk e presin me sopatën.

Populli pakë që ka mbet.
Më braktisë për çdo vit.
Unë nuk di që i kam zemëruar
Për se me lan të vetmuar.

Ejani popull kthehuni prapë
Mos me leni si të ngratë.
Mos t`harroj gjuhën shqipe.
Më ka lodhur kjo sllavishte.
Shaban Abazi 05.03.2023
Medvegja Sot

LAMTUMIRË FSHATI IM

Lamtumirë fshati im.
Unë do iku diku n`migrim.
Do marrë rrugë pa dëshirë.
Jeta këtu është e vështirë.
Të braktisa të okupuar .
Popullin lashë të robëruar.

Mbaju e fortë Sfirca ime.
Ti kalove shumë okupime.
Ruaj këtë popull pak të mbetur.
Të vetmuar n`shtëpi kanë mbetur.

Ne qyqarët që po ikim.
Të tradhtuam të lamë n ‘vetmi.
Mbeten pleq e pak fëmijë.
Ti na mbete nën Serbi.

Ikni qyqar thotë Sfirca.
Gjeni strehim diku në vrima.
Merrni rrugën e Evropës.
Të Azisë e tërë Botës.

Mos harroni fëmijët e mi.
Trupi pushon aty ku lindë.!
Edhe mua që sot më lëshuat.
Edhe më shumë më robëruat.

Ju premtoi populli im.
Unë do ruaj bukurinë.
Kurdoherë ju të ktheheni.
Ngrohtësinë time do e keni.

Shaban Abazi …Kazakistan … 2023.