INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE PUBLICISTIN RRAHMAN HYSENI 

I pyetur nga revista “MS” prej nga gjithë këtë vullnet për të shkruar për Medvegjën në veçanti, Hyseni është përgjigjur se po përpiqet të dëshmojë se Kosova Lindore, në veçanti Medvegja, ka njerëz të artit të cilët ia duan të mirën kësaj krahine shqiptare. “Nëpërmjet poezive përpiqem ta ngreh shqetësimin tim për atë që po ngjet në Kosovën Lindore. Me një fjalë, poezia për mua është notë proteste ndaj dhimbjes dhe padrejtësive që u janë bërë dhe vazhdojnë t’u bëhen shqiptarëve në këtë krahinë shqiptare”, ka thënë Hyseni

“MS”: Ndonëse familja është faktori më i rëndësishëm, si qëndron ajo në raport me krijimtarinë tuaj?

Hyseni: Familja gjithmonë ka qenë shtytja dhe motivi im kryesor në të gjitha synimet e mia në jetë. I falënderoj ata për çdo përkrahje dhe motiv që më kanë dhuruar që unë të arrij këtu ku jam dhe të vazhdoj tutje me shumë vullnet dhe përkushtim.

“MS”: Përse shkruani?

Hyseni: Shkruaj sepse kam lindur që të shkruaj. Asnjë njeri nuk mund të shkruajë nëse i imponohet të shkruajë. Ndoshta në një mënyrë mund “të thur vargje”, por pa efekt. Andaj unë mendoj se te secili shkrimtar dhe poet është burimi shpirtëror ai që e shtyn drejt shkrimit. Nga frymëzimi nxjerr në pah atë që ndjej. Më së miri shkruaj vetëm atëherë kur frymëzimi më vjen spontanisht. Me ikjen e atij çasti s’mund të kthehem mbrapa dhe të shkruaj në asnjë mënyrë.

“MS”: Ndonëse i keni ruajtur me shumë xhelozi këto poezi në dorëshkrim, si ndjeheni tani kur i hapni dhe çfarë keni trajtuar në to?

Hyseni: Në momentin e hapjes së shkrimeve ndjej nostalgji të veçantë, ngaqë për një moment më rikthejnë në kohën dhe në çastet kur më janë bërë shumë padrejtësi mua dhe bashkëmoshatarëve të asaj krahine. Nga rrugëtimi në kohë vërehet qartë se brez pas brezi ajo padrejtësi është ushqyer dhe përcillet dhe sot, por jetojmë me shpresë se një ditë do ta gjejmë një rrugë dhe t’i themi stop! Mandej më rikujtojnë dashurinë e një fëmije në krahët e nënës, të cilën e konsideroj të pakrahasueshme dhe të pavdekshme. Momente të pakthyeshme që nganjëherë them: Eh sikur të isha në atë kohë!

Mësuesit dhe njerëzit e ngritur kombëtarisht në çështjen madhore për afirmimin e vlerave tona kombëtare me veprimtarinë e tyre atdhetare, pa fije dyshimi, gjendeshin gjithmonë fare pak, por kishte edhe nga ata bashkë-punëtorë në dëm të kauzave të kombit, kulturës dhe arsimit ndaj nesh.

U bëra lypsar, kërkues, hulumtues dhe shtegtar për 22 vite sikur bleta që shijon lulet më të bukura për nektar edhe unë nuk pushova, nuk u dorëzova nuk u lodha, sepse dikush këtë duhej ta bënte. Hasa nëpengesa,injorimepërnjëri-tjetrin, ecameqindrakilometrapër një fjalë e datë, portret dhe sqarime, takova mbi 500 njerëz më së paku me nga 1.30 minuta deri në 3 orë me ta duke mbledhur informata. Doja të kemi për të gjithë së paku dy apo tri fjalë, jo që kjo të ma plotësoj librin, por se mbesin në histori jo si në të kaluarën, që nuk u bë shumë pak e hiç ndonjëherë dhe harrohen se janë pishtarë të arsimit. Në këtë libër do të përkujtojmë ngjarje të rëndësishme me interes .

Moskujdesi dhe interesimi për këtë krahinë kalon në heshtje. Qëndroi me shekuj e ndarë nga Republika e Shqipërisë dhe tani për 20 vite edhe nga Republika e Kosovës, shqiptarët nuk ftohen, nuk i prezantojnë dhe mbi të gjitha anashkalohen.

Me këtë bazohem në shumë fakte. Ne duhet ta dimë përgjithmonë se në Medvegjë kemi rrënjët po ashtu duhet ta dimë shkurt e shqip se gjithmonë dikush dëshiron të na mbaj larg Shqipërisë dhe Kosovës. Dhuna ndaj popullatës shqiptare asnjëherë nuk u ndal. Në mënyrë të fshehtë ose edhe të drejtëpërdrejtë, ka pasur tentativa për ta përmbysur prejardhjen, si psh:

Gjithçka mbeti pas dore  edhe nga vetë ne, por këto rrënjë ishin të forta, sepse shqiptarët jetonin në pjesë malore më të thella dhe kësht ishin shumë më pak në kontakt me pushtetin e dhunshëm. Medvegja qe e fundit nga pastrimi i vitit 1877 atë kohë, kur rusët i shpallën luftë Perandorisë Osmane. Ndërkohë ushtritë serbo- malazeze nisën t’i spastronin me luftë e gjenocid trojet, si: Sanxhakun e Nishit ku më shumë se 740 vendbanime e që ishin shqiptarë në Nish, Toplicë, Jabllanicë e Masuricë, u dëbuan nga vatrat e tyre. U vranë, u masakruan apo vdiqën nga uria apo të ftohtët rreth 300 mijë shqiptarë e që mbetën të vdekur e të ngrirë rrugëve, disa mendojnë se u dëbuan mbi 700 mijë. Sot nga 44 fshatra të Medvegjës, kanë mbetur vetëm 12 sosh me banorë shqiptarë edhe ato në zona të thella malore, por para se gjithash, shqiptarët e këtushëm arritën ta ruajnë kulturën, gjuhën dhe të kaluarën me plot vështirësi. 

Ne, sot nuk duhet të ndalemi pse dikush thotë, të shkruash nuk bën punë, po as kur thotë se kënga është vaji i burrit. Nuk është lodhje të punosh për kombin me të gjitha mjetet, tek e fundit është obligim i një atdhetari dhe është fisnikëri t’i shkruash dhe t’i këndosh, ta kujtosh dhe ta rikujtosh.

Odat e medvegjasve, çdoherë ishin me mysafirë, aty flitej e këndohej, aty më së miri ruheshin traditat tona. Kjo ishte mësimore e fuqishme për brezin e rinj e në anën tjetër gjyshet tona rrinin dhe i edukonin mbesat dhe vajzat e tyre. Kjo ishte është ruajtur e  përcjell edhe në ditët e sotme, ku rriteshin me fjalën e Naimit e me këngën e të pavdekshmes, të Nexhmijes, Qamilit të Vogël e shumë të tjerë të kohës së atëhershme.

Gjithmonë përcilleshin këngët patriotike, ku heronjtë tanë në vargje thureshin dhe nga pathyeshmëria nuk lëkunden për ballë kërcënimeve të shumta, por as nuk u nënshtruan nga tradhtitë, ledhatimet e përkëdhelitë që u munduan të na bënin. Ethemme bindje se kur këndohej e përmendej gjuha, shqiptari flamuri e nëna Shqipëri, të riut dhe plakut zemra iu bënte mal.

Këtë pa fije hamendje, e ndienin edhe ata që para pushtetit të zi në një mënyrë ishin të detyrueshëm të nënshtruar. 

Është interesante edhe e vërteta se, sa më shumë që ndalohej kënga e pena kjo rritej edhe më shumë, shpërthente si cunam nga zemrat tona. Ecim shtigjeve të historisë dhe pyesim veten se aq pak është treguar e vërteta nga vetë ata që e dinë dhe e panë me sytë e tyre si, p.sh.: masakrën e Sfircës, të Gërbacit, Kapitit e katundeve të tjera ku nga ta ende kemi edhe të gjallë dëshmitarë, ku faktet e krimit sot po flasin më shumë se kurrë. Ruajtja e pragut të shtëpisë në këto katunde malore të Medvegjës, u bë prej burrave trima dhe besnikë. Ata u torturuan, u maltretuan, u ndoqën e u persekutuan. Mos hesht, zgjohu nëse ishe i fjetur deri tani apo ju ke nënshtruar dështimeve, merr forcën, rifillo shtegun e ri. Derisa ne luftojmë njëri-tjetrin, pengojmë, xhelozojmë e kritikojmë, atëherë nuk jemi në rrugën e drejtë. Pra, e nënçmojnë suksesin tënd, mundohen t’i nxjerrin në pah gabimet e tua duke mos mundur t’i mbulojnë të bëmat e veta dhe janë kundër pa asnjë lloj arsyeje. Tek e fundit disa nuk janë të zotit ta shkruajnë edhe emrin e vetë.

Në Medvegjë këndohet me shekuj, me lahutë e fyell, muzikë folklorike. Ata që kanë mbetur në historinë tonë, kemi një respekt të veçantë, si: Imer Emini, Tupallë, Hetem Hajrullahu, Sfircë, Qazim Beha, Sfircë, Zajm Beha, Sfircë, Hasan Buqa, Tupallë, Bellan Qerkini, Sfircë, Osman Hyseni, Tupallë, Ramë Beka, Sijarinë, Qazim Haziri, Sfircë, Remzi Jakupi-Remi, Dediq, HajvazBajrami,Llapashticë,IslamBeka,Sijarinë,Shaban Abazi, Sfircë, Hysen Abazi, Sfircë, Veli Hajdini, Sfircë, Abaz Aliu, Tupallë, Malë Jakupi Tupallë, Sokol Musliu, Llapashticë, Fadil Fetahu, Sfircë, Bajram Kurti, Gërbac, Hamdi Zeqiri, Sfircë, Bilall Kadriu, Tupallë, Gjulo Beiqi, Ramabajë, Rexhep Abazi, -Sfircë, Sylejman R.Musliu, Llapashticë, Ramiz Kosumi, Kapit, Emine Bojniku, Llapshticë, Zog Aliu, Tupallë, Fadil Osmani Llapashticë, Halim Arifi, Gërbac, Islam Hiseni, Gërbac, Emine Bojniku, Llapashticë, Shaban Sijarina, Sijarinë. Nga vitet 1982 erdhi edhe muzika popullore që këndohej në ahengje dhe oda nga Malë Jakupi, Bilall Kadriu dhe Remzi Kosumi, të cilët më shumë punuan në mënyrë humane vetëm që ta ruajnë traditën. Pra, kta janë të parët, guximtarët dhe dashamirët e kulturës, instrumentit muzikor dhe këngës shqipe, jo ata që kurrë s’u morën me problemet e shqiptarëve që janë aty deri sa na perçajnë dhe kurrë nuk na afruan unitet deri sa vendosin të tjerët për ne.

“Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha betejat pasi të mbarojnë betejën e fundit mes tyre”. Kjo është thënia më e qartë e Mit’hat Frashërit.Edhe sot Medvegja lindi shumë njerëz  të penës  e të artit, si nga gjuhësia, historia, gjeografia, kultura etj. Vlen të përmenden: Idriz Ajeti, Tupallë, Bafti Krasniqi, Gërbac, Ramadan Xhema, Tupallë, Ismail Muharremi, Tupallë, Jusuf Zejnullahu, Sfircë, Ramiz Kadriu, Tupallë, Miradie Zymberi – Avdullahi, Kapit, Rexhep Abazi, Sfircë, Shaban Abazi, Sfircë, Jonuz A. Fetahu, Sfircë, Imer Rexhepi, Sfircë, Kadri Ferati, Tupallë, Halime,

Avdili-Istrefaj, Gërbac, Arsim B.Krasniqi, Gërbac, Dylber Beqiri, Tupallë, Majlinda Zeqiri-Shaqiri, Sfircë, Lirona Zuka, Llapashticë, Hamdi Halimi, Tupallë, Rrahman K. Hyseni, Gërbac.

Kur bëhet fjalë për popullatën e Medvegjës, është një mjerim i vërtetë rrëfimi nëpër etapat historike të ndryshme. Së paku që nga Kongresi i Berlinit, Medvegja u përball me shpërnguljen e popullatës autoktone shqiptare nga vendlindja e tyre. Ka shumë faktorë që e shtyejnë shpërnguljen në vazhdimësi historike, por dy më kryesoret janë: ajo e dhunës shtetërore të planifikuar dhe pozita e saj gjeografike, pasi është kufiri më verilindor i trungut etnik shqiptar, së paku që nga koha e Kongresit të Berlinit, rrjedhimisht kjo popullatë ishte drejtpërdrejt e atakuar me shkallën më nacionaliste antishqiptare të popullatës serbe të Serbisë Jugore.

Nga vetë logjika e qëndrimit në skajin më verilindor të pozitës gjeografike të trungut etnik shqiptar, bëri që në të gjitha proceset historike, kjo popullatë të pësonte e para dhe njëkohësisht të ishte vija e parë e frontit dhe rezistencës e të mbijetesës së etnisë shqiptare, gjë që pjesët e tjera shqiptare, nëse i kishin të gjitha format e dhunës shtetërore serbe, por atë të popullatës serbe nuk e kishin sikurse Medvegja, për vetë faktin e pozitës gjeografike. Kur dihet se historikisht trungu etnik shqiptar në vazhdimësi të historisë së saj ka pasuar tkurrje, tani Medvegja ishte ajo që së paku nga Kongresi i Berlinit e deri më sot, u përball direkt me të gjitha format e dhunës dhe të projekteve për shpopullimin e saj, që gjatë kësaj periudhe e pësoi si pasojë e politikës ekspansioniste sllave.

Shpërngulja e popullatës ishte përcjellëse e fatit historik të saj të dhembshëm, në kohën e Kongresit të Berlinit, gjegjësisht gjatë viteve 1878, edhe pse kjo shpërngulje kishte filluar që nga viti 1800, kur edhe popullata shqiptare e Toplicës, Sanxhakut të Nishit me mbi 940 fshatra e pësoi “golgotën” e saj të dhimbshme të shpërnguljes dhe vrasjeve makabre. Shpërngulja e vitit 1999, lënia e mbi 800 shtëpive, ikja e 5 mijë njerëzve dhe deri te pasivizimi i vitit 2017 edhe pse filloi në vitin 2011, është mjaft shqetësuese, kurse në vitin 2017 u pasivizuan mbi 5.000 dhe tani futet rreziku të humben edhe pronat.