Dje, më datë 29.09.2024 kryesia e Shoqatës Humanitare Medvegja mbledhjen e saj të zakonshme e filloi me një minutë heshtje në nderim të mësuesit, shkrimtarit, veprimtarit Shaban Abazi.
Shaban Abazi ishte një bashkëpunëtor me shoqatën për shumë vite e në veçanti në kohërat më të vështira për Medvegjën si komandant I UÇPMB – ZO Medvegjë – ës.
Kryetari i SHH Medvegja z. Zymer Hajrullahu, vlerësoi lartë angazhimin e tij në çështjen kombëtare, kulturore dhe humane, z. Hajrullahu ndër tjera kujton edhe ftesën e fundit që ia bëri Shaban Abazit.
Shaban Abazi iku nga kjo botë më datë 28 Tetor 2024.
Emri dhe vepra e tij mbetet i gjallë gjithmonë!
Ngushëllime Familjes ABAZI.
ShH “Medvegja” Zymer Hajrullahu, Kryetar.