Hajrullah Latifi lindi në Gërbac në vitin 1948. Ishte mësimdhënës në shkollën fillore në Banjë të Sijarinës deri në vitin 1999.
BIOGRAFA E MËSUESIT HAJRULLAH LATIFI BOTUR NË LIBRIN E AUTORIT RRAHMAN HYSENI “ SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ”
Hajrullahu, shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarinës në gjuhën serbe, kurse Normalen në Prishtinë më 1970. Ndërkohë, pa shkëputje nga puna e kreu edhe Akademinë Pedagogjike në Gjilan. Ishte një nga mësuesit e parë që në vitin shkollor 1970/71 mbajti mësim në gjuhën shqipe në shkollën e Ramabajës.
Ndërsa, nga viti 1983 punon në Banjë të Sijarinës. Nga viti 2000- 2016, punoi në shkollën fillore “Anton Zako Çajupi” në fshatin BardhoshtëPrishtinës,praderi nëfundtëjetës.
H- armoninë mes shkronjave krijove, A-betaren nxënësve duke ua mësuar, J – etove një jetë mes tyre
R -rugëve në histori e mbaje në duar, U – rtësinë në shpirt e mbolle,
Ll – ambën në errësirë e ndeze, A – rdhmërisë rrugën ia ndriçove H – ije të kishte ai ditar në duar. L – inde për të qenë,
A – tdheut iu bëre shpëtim,
T – estament kishe librin,
I – dhurove brezave trashëgim,
F – jalëndritur, ike në amshim,
I – pavdekshëm mësuesi ynë.
BIOGRAFA E MËSUESIT HAJRULLAH LATIFI BOTUR NË LIBRIN E AUTORIT RRAHMAN HYSENI “ SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ”