Aza Ferati Hajdari lindi më 08.02.1943 në Tupallë të Medvegjës.
BIOGRAFI E SHKËPUTUR NGA LIBRI “SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ” NGA AUTORI RRAHMAN HYSENI
Ajo ishte një pishtare e madhe e arsimit shqip. Tërë jetën ia kushtoi arsimit deri në pension. Ajo punoi në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Banjë të Sijarinës. Aza është nga një familje përparimtare dhe arsim- dashëse. Shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarinës në gjuhën serbe dhe më pas vazhdon shkollimin në Normalen e Prishtinës, ku në vitin 1963 diplomohet. Fillon punën në Banjë të Sijarinës dhe
Tupallë. Në vitin 1964 i bashkëngjitet burrit Maliq Hajdarit, ku e japin një kontribut të madh në emancipimin e brezit të ri dhe gjithë popullatës me kurse dhe në mënyra të ndryshme.
Në vitin 1966 kthehet në Banjë të Sijarinës ku e merr për herë të parë klasën e parë.
Deri më 01.09.1999, kur edhe del në pension, punoi me sinqe- ritet dhe devotshmëri dhe ka marrë disa Mirënjohje për punën si Veterane e veçantë e arsimit.
Organizoi kurse për zhdukjen e analfabetizmit me 40 vajza në fshatin Gërbac në vitin 1963. Kursi ka zgjatur 6 muaj, duke u siguruar çanta me fletore, lapsa ngjyra, material për qepje gjilpëra, penj, detergjent për rroba, brusha të dhëmbëve pastë të dhëmbëve krem për fytyrë dhe trup.
Ajo viziton shtëpi më shtëpi familjet duke iu blerë fletore, lapsa dhe ngjyra fëmijëve, në menyrë që të binden prindërit për t’i dërguar vajzat në shkollë.
Pastaj, çdo nxënës me përzgjedhje ka porositur në emër të vetë nga tri libra dhe kanë shkuar e tëtë klasa te posta dhe kanë marrë librat. Çfarë lumturie e papërshkruar?!
Për të ishte kohë pak e hershme. Kurrë nuk u lodh, e deshi punën me ditar në dorë. Sot, sa e sa gjenerata flasin për mësuesen Aza dhe me të drejtë e ngjasojnë me Afërditën e Sterio Spasses. Derisa bisedonim për 3 orë në një kafene të Prishtinës, ajo bëhej shend e verë dhe zemra iu bënte mal dhe shpeshherë e tradhtonte loti i gëzimit duke u përzier edhe me ngjarjet e rënda.
Bëni SUBSCRIBE kanalin tonë në Youtube, këtu do të gjeni të gjitha videot e realizuara nga “MS” ART, KULTURË.
Tek sa rrëfente për rininë, jetën, me shumë kujtime e vuajtje falë arsimit, disa herë mundohesha t’i ndërroja temë, por ajo këmbëngulte më shumë të fliste. Kishte shumë për të folur. Ajo nuk la pa përmendur edhe mirënjohjet, të mirat e të vështirat dhe gjithëçka nga koha e vështirë. Në të gjitha këto rethana, mësuesja Aza, me vendosmëri e përkushtim ka kontribouar në edukimin e brezave të rinj. Me dashuri bëri punë të madhe dhe të palodhshme në kulturë e në të gjitha fushat e jetës shkollore në përgjithësi. Jeton në Prishtinë dhe është në pension.
BIOGRAFI E SHKËPUTUR NGA LIBRI “SHQIPTARËT E MEDVEGJËS NËPËR SHEKUJ” NGA AUTORI RRAHMAN HYSENI