Rrahman Hyseni, nga Medvegja, Lugina e Preshevës, është i ftuar të marrë pjesë në manifestimin tradicional “Festa e Plisit të Bardhë”, që do të mbahet më 30 gusht 2026, në orën 10:00, në Kalanë historike të Krujës.
Manifestimi organizohet nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, me mbështetjen e Bashkisë Krujë, dhe zhvillohet prej 23 vitesh, me mbi 26 veprimtari kushtuar ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë shqiptare.

Festa synon të forcojë përpjekjet për shpalljen e Plisit të Bardhë si simbol kombëtar shqiptar dhe për përgatitjen e dosjes për UNESCO.
Pjesëmarrja e z. Rrahman Hyseni, si përfaqësues nga Medvegja dhe Lugina e Preshevës, do t’i japë kësaj feste një dimension të veçantë të bashkimit dhe ruajtjes së traditës shqiptare.
Me Plisa në Festën e Plisit!
Për grupin organizator: Agron Isa Gjedia
Kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren / MEDVEGJASOT.com
